Arratisen DY SHQIPTARË nga burgu i Greqisë. Policët harruan derën e makinës hapur dhe…

0
238

Katër të burgosur, mes tyre 2 shtetas shqiptarë, janë arratisur pasditen e së mërkurës në kohën që po dërgoheshin në burg në ishullin e Kretës.

E sipas burimeve policore, automjeti i burgut po dërgonte në tragetin që pritej të udhëtonte drejt ishullit të Kretës, katër të dënuarit, mes të cilëve të paktën dy janë shtetas shqiptarë.

Sipas mediave greke: Në rrethana që ende nuk dihet, gardianet harruan hapur portën e automjetit, çka u mundësoi katër të dënuarve të largohen me shpejtësi në drejtim të portës dhe në vazhdim u shpërndanë në rrugicat e Pireut të ndjekur nga forca të shumta policie.

Bëhet me dije se deri më këtë moment është ndaluar vetëm njeri prej të burgosurve, ndërkohë që vijon operacioni për arrestimin e 3 të tjerëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here