Nga xhelozia një shqiptar nga Kosova (40), i cili jetonte prej nëntë vjetësh në Mühlacker ka shkaktuar një incident të përgjakshëm, shkruan pz-news.de.
Kur 40 vjeçari ishte duke shëtitur paqshëm në mes të gushtit 2017, ai papritur pa ish gruan e tij me të dashurin 38 vjeçar. Nga xhelozia ai e sulmoi në këmbë dhe duar me sende të forta metalike të dashurin e ri, derisa ishte një shofer automjeti që e ndaloi, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj burri e kishte kërcënuar me vdekje ish gruan.
Gjykata e Maulbronn e dënoi atë për plagosje një vjet me dënim me kusht dhe gjithashtu duhet të kryejë 250 orë punë. Prokuroria më parë kishte kërkuar dënim prej 1 vjet e dy muaj burg.
Gjykatësi Bernd Lindner tha se ky dënim është i mjaftueshëm për të vetëdijësuar shqiptarin. Gjithashtu padia nuk ka qenë për “vrasje të mbetur në tentativë.”