Vetëm një ditë më parë Saimir Tahiri ka dorëzuar mandatin e deputetit.
Kjo pas presionit të Gjermanisë ndaj Edi Ramës dhe pas akuzave të ngritura ndaj ish-ministrit të Brendshëm për lidhje me trafikun e drogës dhe vëllezërit Habilaj.
Por duket se edhe vetë Tahiri e kishte parandjerë që Edi Rama do ta shiste.
Në një takim të para disa kohës, në zonën e Komunës së Parisit, Tahiri i drejtohet Pandeli Majkos se ‘do ta ha edhe unë si Qemal Stafa’.