“Tahiri e luajti mirë lojen. Ja si i shpëtoi burgut…”

0
318

Saimir Tahiri herë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe herë të tërthortë ka rrëfyer sot, prapaskenat gjatë këtyre muajve, për të shpëtuar nga burgu.

Pasi ka marrë vendimin për të cilin Edi Rama ka të paktën një muaj nëpërmjet mikut të përbashkët Gaz Demi, që të dorëzojë vetë mandatin dhe ti shpëtojë burgut duke marrë garanci nga prokuroria që tashmë kontrollohet krejtësisht nga kryeministri, Tahiri “pa dashje” ka rrëfyer edhe opsionin tjetër që ka pasur; atë të shitjes së Ramës.

‘Njëri vinte më sugjeronte që të thosha, që Edi Rama ishte koka e trafikut të drogës dhe kështu shpëtoja unë, njëri thoshte që të heshtja se nuk është punë ndjenjash, por llogarish’, ka deklaruar sot ai në konferencën për mediat.

Që nga kthimi i Ramës nga Berlini, ku ja kërkuan në mënyrë të pa negociueshme mbrojtjen e Tahirit, duket se më në fund është mbyllur pazari mes të dyve. Tahiri pa mandate deputeti dhe i mbrojtur nga prokuroria e kontrolluar prej Arta Markut, kurse Rama i çliruar nga kushti i Gjermanisë, për hapjen e negociatave ne Qershor.

‘Thonë se më ka mbrojt mazhoranca, imuniteti, Edi Rama, megjithëse më kanë thënë se më ka mbrojtur. Unë jam bërë pengesë për integrimin e shqipërisë, se 25 vjet mbushur me hajdutë, që kanë vjedhur, integrimin e pengoj unë’, zbuloi në mënyrë të tërthortë Tahiri paktin e tij me një nga “djajtë” që përmendi në konferencë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here