Kokaina me logon e Ronaldos, si i transportonin shqiptarët nga Kolumbia ….

0
191

Detaje te reja pas operacionit te madh ne Spanje, organizuar nga policia vendase, DEA amerikane dhe Europol, qe u finalizua me shkaterrimin e asaj qe cilesohet nga mediat spanjolle si “mafia shqiptare e kokaines”.

Mediat vendase raportojne se organizata transportonte sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia, duke perdorur një grup kriminelësh spanjollë, të cilët e njohnin mire kete pune dhe kishin rrjetin e duhur per te bere shperndarjen.

Droga transportohej ne valixhe te medha te zeza, maskuar si objekte te destinuara ekskluzivisht per transport. Mesohet se kokaina transportohej me avione charter qe nga Kolumbia dhe sillej ne Spanje, e cila me tej ishte baza per transportin e droges ne Evrope.

Pasi mbërrinte në Europë, kokainen e merrnin ne dorezim rrjeti që ishte përgjegjës për shpërndarjen e saj.

Gjithashtu mesohet se “koka” e bandes, nje shqiptar, koordinonte grumbullimin e parave dhe dërgimin e tyre drejt Kolumbisë.

Sipas medieve spanjolle shqitparët e arrestuar janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica.

Hetimet qe cuan ne sekuestrimin e 1 ton kokaine dhe 1.5 mln euro qe ishin te mbylluara ne nje valixhe te madhe, nisen nëntorin e kaluar. Pas disa hetimesh, agjentët mësuan për një organizatë kriminale shqiptare e vendosur në Spanjë, e cila fuste sasi te mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve me charter.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here