Nishani thote te verteten!! Vllahutin kërkoi arrestimin e Berishës

1
570

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se biseda mes tij dhe ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla, sipas të cilit Ambasadorja Romana Vlahutin ka kërkuar arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha qëndron.

“Po, është e saktë. Kam qenë unë që e kam vënë në dijeni Berishën. E kam pasur këtë informacion dhe nga burime të tjera. Llalla ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se gjatë një bisede, rreth një muaj apo dy pas bisedës, ku i ishte kërkuar nga Vlahutin pse nuk arrestohet Berisha. Më tej, argumentet shpjeguese, sipas Llallës, kanë qenë që Prokuroria nuk mund të arrestojë njerëz për të cilët nuk ka prova dhe fakte.

Ishte një bisedë që më shqetësoi dhe nuk mund ta lija në heshtje, pasi bëhej fjalë për një bisedë tërësisht jashtë kontekstit që ka ambasadorja. Kërkova takim me Vlahutin, i shpreha shqetësimin që mora nga Llalla. Ajo e mohoi kategorikisht që të ketë bërë një bisedë të tillë me Llallën. Në radhë të parë vura në dijeni Vlahutin, që e mohoi. Bëra takim tjetër me Llallën, e vura në dijeni që bisedën e ndava me Vlahutin dhe i thashë që ajo e mohon. Llalla i qëndroi edhe pas takimit të dytë”, tha Nishani.

Në vijim ish-Presidenti theksoi se nuk ishte çështje fjalësh.

“Nuk ishte regjistruar biseda, por për mua ishte informacion që e merrja zyrtarisht dhe nuk mund ta neglizhoja. Ambasadorja e refuzoi kategorikisht. Më pas, e ndava shqetësimin me Berishën dhe pastaj nuk di si e ka ndjekur ai më pas”, tha Nishani.

I pyetur lidhur me aludimet se Ambasadori i SHBA-së Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, Nishani tha se për këtë rast nuk di gjë.

Ish-Presidenti Bujar Nishani tha se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka funksionuar ashtu siç duhet.

Nishani tha se pritshmëritë e tij lidhur me funksionimin e prokurorisë kanë qenë krejt të tjera nga ajo që ishte realiteti.

Presioni i fortë politik dhe korrupsioni në rradhët e prokurorëve cilësohen nga ish-Presidenti si shkaktarët kryesorë të veprimtarisë së dobët të organit të akuzës veçanërisht në rastet e hetimit dhe ndjekjeve penale ndaj zyrtarëve të lartë dhe zyrtarëve të niveleve të tjera për korrupsion.

Në studion e Report Tv, Nishani tha se nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me rastet e korrupsionit.

“Nga Prokuroria nuk ka pasur ndonjë intensitet informacioni lidhur me hetimin e rasteve korruptive, por as unë nuk kam tentuar të kërkoja informacione. Nga SHISH nuk kam pasur korrespondenca për korrupsionin, por ka pasur informacione lidhur me drogën dhe sigurinë kombëtare”, tha Nishani.

Sipas tij, shkaku për thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë qenë pikërisht informacionet e SHISH dhe përfshirja e disa zyrtarëve në këtë çështje.

“Ka pasur një moskordinim mes SHISH dhe policisë, mes policisë dhe prokurorisë lidhur me drogën. Ndërsa në luftën kundër terrorizmit suksesi ka qenë në një tjetër shkallë bashkëpunimi duke pasir sukses absolut”, tha Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Histori te tilla nga zyrtaret Shqipetare tregojne se me ta nuk mund te besh diskutime te rendesishme sepse jane persona pa dinjitet, qe cdo problem e tregojne ne kafene dhe media per tu treguar se sa te redesishem jane apo kane qene (mburracak)!!!!
    Evgjite klasik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here