Elbasanlliut që i dogjën “Benz”-in para banesës, ja dyshimet e para të policisë…

0
150

ELBASAN- Në orët e para të kësaj të diele një 62 vjeçar nga Elbasani i është djegur makina e parkuar në rrugicën afër banesës. Sipas njoftimit të policisë së këtij qyteti, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në lagjen “Qemal Stafa” Elbasan.

 

 

“Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A. H, 62 vjeç.

Mjeti tip “Benz” me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H. ishte i parkuar në rrugicë para banesës së tij dhe është djegur pjesërisht, pasi zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here