Falimentimi i “GULF”, Teliti: Qeveria e lidhur me pronarët e kompanisë…

0
233

Falimentimi i “GULF” ka sjellë një valë reagimesh në opinionin publik në dy javët e fundit.
Kompania u tërhoq papritur nga tregu duke lënë mijëra qytetarë me tollona të cilët sot janë të pavlerë.

Partia Demokratike prezantoi dje raportin e plotë të lidhjeve mes pronarëve të GULF dhe ARMO.

I ftuar në studion e lajmeve në “Fax News”, Dorian Teliti, këshilltar për ekonominë dhe financat në PD, ka shpjeguar si ndodhi falimentimi i “GULF” dhe çfarë fshihet pas këtij skandali sipas PD-së.

Strukturat shtetërore nuk janë të afta të menaxhojnë situatën madje dhe në këtë rast që nuk është biznes i vogël por i madh.

Problematikë e madhe sepse vjen në kuadër të asaj që kemi thënë se qeveria duhet të fokusohet tek biznesi i madh, jo tek ai që shet speca e domate.

Karvani vazhdon të iki, gjurmët nuk dihen.  Strukturat shtetërore kanë dështuar.”-ka thënë Teliti.

I pyetur nga gazetarja Brikena Prifti për momentin e parë kur “GULF” erdhi në Shqipëri në vitin 2013, Teliti u shpreh se ky është fakt që tregon lidhjet e pronarëve të kompanisë me qeverinë shqiptare.

Fakti që GULF u prezantua në kohën e qeverisë Rama, ku pjesëmarrës ishte dhe Gjiknuri, kur në fakt kjo nuk ishte kompania origjinë.

Nafta e shitur nga GULF ka sjellë dhe dëmtimin e makinave tona, e një cilësie shumë të dobët, nga liria dhe favorizimi i strukturave shqiptare.

Kjo ka sjellë dëm tjetër në dëm të biznesit dhe konsumatorit shqiptar. Dje PD prezantoi një studim të thelluar, ku duket se ARMO dhe GULF kanë patur pronarë të lidhur me njëri-tjetrin.

Një gjë është e qartë, duhen marrë masat që situata të marrë drejtim, të gjenden fajtorët, të sekuestrohen pasuritë, të shërbejë si mësim për të ardhmen që mos të kemi më biznese që lundrojnë të pakontrolluar nga shteti.

Kjo ngre kauzën tonë të PD-së, se implikimi i strukturave shtetërore është i qartë.

Nuk mund të ndodhte ky rast pa lidhje të forta me qeveritarët.” –tha këshilltari i PD-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here