Femrat në Tiranë sfidojnë meshkujt edhe në…

0
169

Kush tha që vajzat nuk ndajnë të njëjtin pasion sikurse edhe djemtë për futbollin? Kanë përfunduar ndeshjet e para në grupe për kampionatin e 2-të, të minifutbollit për femra, organizuar nga Bashkia Tiranë.

 

 

24 skuadrat më të mira nga i gjithë qyteti po garojnë midis tyre deri në finalen e madhe që do të mbahet mbas disa ditësh.
30425612_998167710347576_2854643244407162467_o
Ky aktivitet synon të nxisë te vajzat pasionet e ashtuquajtuar “për meshkuj”, siç është edhe futbolli, një sport shpesh edhe i paragjykuar për femrat. Por e vërteta është që pasionet s’kanë gjini dhe jo rrallëherë femrat kanë shkëlqyer edhe në “sportet e meshkujve”.

I gjithë kampionati po zhvillohet në kujdesin e veçantë të Bashkisë së Tiranës, mbështetur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit që nga ana tjetër, shpreson që nga kampionati, në dukje amator, të dalin edhe talentet profesioniste të cilat në të ardhmen mund të na dhurojnë një futboll spektakolar femëror.
31241931_998167617014252_2834200177258506790_n
P. N. Luarasi vs Turgut Ozal 8 – 2

Besnik Sykja vs Arben Broci 1 – 2

Ismail Qemali vs Mehmet Akif 10 – 1

A.Z.Çajupi vs Sami Frashëri 2 – 5

Partizani vs Sandër Prosi 1 – 10

Sinan Tafaj vs Eqerem Cabej 0- 1

Qemal Stafa vs Asim Vokshi 0- 3

Myslym Keta vs Aleks Buda 3- 7
31277511_998167827014231_7415583284240064577_n

31357721_998167527014261_901761523010286979_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here