PALOKA me ton të ashpër: Pa Tahirin në burg, Shqipëria i ka dyert e mbylluara në BE…

0
226

Pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama në Berlin ka reaguar, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka. Paloka theksoi se pa Sajmir Tahirin para drejtësisë, hapja e negociatave do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë.

“Me keqardhje pohojmë se nuk ka vend për optimizëm porsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat, të luftojë krimin dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin dhe të lejojë përballjen e Tahirit me drejtësinë, këto janë parakushtet e Berlinit. Nuk është opozita pengesa e Shqipërisë, pasi ajo ka dhënë mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave”, tha Paloka.

Deklarata e plotë

Nuk prisnim sot që Edi Rama t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve për vizitën e tij në Berlin.

E vërteta është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë.

Me keqardhje, duhet të pohojmë, se nuk ka vend për optimizëm, përsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë me Saimir Tahirin. Këto janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë.

Pengesa për Shqipërinë nuk është opozita, nuk janë miqtë e Shqipërisë në Berlin që kërkojnë standard gjerman për Saimir Tahirin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Opozita ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe ka lobuar në Berlin e kudo që Shqipërisë t’i hapën negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presionin dhe monitorimin ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë standard europian.

Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën: pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama, lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike për Saimir Tahirin. ?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here