Humb jetën i riu shqiptar, u godit pesë herë…

0
200

Një i ri shqiptar ka humbur jetën si pasojë e pesë goditjeve me thika. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës, në zonën Eksarkia, fare pranë qendrës së Athinës.

Viktima u gjet nga disa kalimtarë, i dergjur në një pellg gjaku në rrugën Themistokleus dhe u dërgua menjëherë në spital, por me gjithë përpjekjet e mjekëve ndërroi jetë pas disa çastesh.

Ende mbeten të paqarta motivet e ngjarjes dhe të panjohur autorët e vrasjes.

Fillimisht, mediat vendase thanë se viktima ishte shtetas grek, por nga burime pranë familjes mësohet se i ndjeri quhet Mihal Kapurani, me moshë 23 vjeç dhe jetonte në Athinë, ku para pak kohësh kishte marrë nënshtetësinë greke.

Mediat gjithashtu njoftojnë se viktima ishte i skeduar, pasi ishte shoqëruar dy herë në polici gjatë protestave që shënohen në Athinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here