Erjon Braçe bëhet i dhunshëm, godet arbitrin…

0
258

U luajt dje në “Selman Stërmasi’ ndeshja mes Partizanit dhe Skënderbeut, e cila përfundoi me rezultatin 0-1.

Pas kësaj ndeshjeje, gazetari Ervin Baku, ka postuar një shkrim në rrjetet sociale, ku akuzon se deputeti Erion Braçe ka goditur me çakmak arbitrin Andi Koçi.

Shkrimi i Bakut në rrjetet sociale:

“Gjesti i shëmtuar i deputetit

TURP! ERJON BRAÇE GODET ME ÇAKMAK ANDI KOÇIN

Sot u luajt ndeshja Partizani – Skënderbeu. Më e rëndësishmja e javes së 30-të të Kategorisë Superiore në futboll. Isha në stadium. Në tribunën e shtypit. Ndeshja përfundoi. Si përfundoi? Fitoi Skënderbeu 0-1. Po kjo për mua nuk ka absolutisht asnjë rëndësi. Si në çdo ndeshje, në tribunë ishte edhe deputeti Erjon Braçe.

E respektoj si ligjvënës aktiv, të mirë, të vendit tim. E respektoj edhe pasionin e tij për futbollin. Por sot deputeti Braçe bëri një gjest të shëmtuar. Shumë të shëmtuar. Në përfundim të ndeshjes goditi me çakmak gjykatësin e ndeshjes Andi Koçi. Si ka mundësi??? Si???

Deputeti duhet të ulë gjakrat e tifozëve të irrituar. Jo të ndezë gjakrat. Nuk më intereson fare si gjykoi Andi Koçi. Fare. Edhe sikur ta ketë bërë “baltë”… Deputeti duhet të jetë “model” për shoqërinë. Kudo. Edhe në stadium. Kushdo qoftë ai. Edhe tifoz i Partizanit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here