Policia ka arrestuar dy persona të cilët kanë tentuar të kalonin me makinë në kufirin e Kapshticës 37 kg e 300 gramë kanabis.
Jani Kora, 46 vjeç, banues në Moravë-Korçë dhe Eldion Çami, 35 vjeç, banues Vloçisht-Maliq po udhëtonin me mjetin tip “Reno” drejt Greqisë.
“Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Reno” me targa AA279 TX në pronësi të shtetasit Eldion Çami, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 37 kg e 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa,”-raporton policia