VIDEO Fier/ Nëna pas shpërthimit, do të nxjerrë të birin nga makina…

0
200

FIER- Videoja përmban skena të rënda, kujdes!   pamje ekskluzive pak sekonda pas shpërthimit të një mjeti tip “Benz” në Fier, brenda së cilit ndodhej 38-vjeçari, Ervin Memo.

 

Në makinë ka flakë, ndërsa qytetarët të tmerruar kërkojnë ndihmë e hedhin ujë. Memo duket qartë brenda makinës, ndërsa nëna e tij dhe persona të tjerë tentojnë ta nxjerrin nga makina.Shpërthimi ndodhi mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, pak minuta pasi Memo kishte parkuar mjetin e tij, ndërsa videoja që po shihni është regjistruar nga dëshmitarët okularë, pasi gjithë lagjja u trondit nga zhurma.
fier
Kujtojmë se nga shpërthimi, Memo mbeti i plagosur rëndë, ndërsa thuhet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme nga ana e pasagjerit. Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Thuhet se familja Memo është në procese gjyqësore për disa prona në Fier, ndërsa kjo mbetet një ndër pistat kryesore ku po heton policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here