Rriten tensionet/ Presidenti grek i përgjigjet Erdoganit,

0
227

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i ka kthyer pergjigje te prere Turqise, duke refuzuar sugjerimet për një shkëmbim të dy ushtarëve grekë të burgosur në Turqi, në këmbim të ushtarëve turq, të cilët Ankaraja i kërkon në lidhje me puçin e dështuar më 2016.

Komentet e presidentit grek vijnë pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se Qeveria e tij mund ta shqyrtojë mundësinë që ushtarët grekë të shkëmbehen me ushtarët turq.

“Shkëmbimi i dy ushtarëve grekë që janë të burgosur me tetë ushtarët turq që janë në Greqi, as që vihet në diskutim”, tha Pavlopoulos.

Tetë ushtarët turq kishin ikur në Greqi pas grusht-shtetit të dështuar më 2016 në Turqi.

Gjykata Supreme greke ka vendosur që ushtarët turq të mos ekstradohen, pavarësisht kërkesave të Ankarasë se ata duhet të përballen me drejtësinë në Turqi.

Të tetë ushtarët mohojnë çdo përfshirje në puçin e dështuar. “Ata (Greqia) kanë kërkuar që ne t’ua kthejmë ushtarët grekë dhe ne u kemi thënë atyre se nëse bëni kërkesa të tilla, fillimisht duhet të na i dorëzoni ushtarët e FETO-s, të përfshirë në grusht-shtet”, ka thënë Erdogan të shtunën, në një intervistë për televizionin NTV.

Ankaraja i referohet me akronimin FETO, Lëvizjes Hizmet të klerikut turk, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e akuzon se qëndron prapa tentim grusht-shtetit. Lëvizja e Gulenit në Turqi është shpallur organizatë terroriste. Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here