Gazetarit të njohur Mentor Kikia, duket se i ka “trrokitur” fati në derë. Në një nga postimet e tij të fundit, Kikia shkruan duke ironizuar se mesa duket, një kushëri i largët në Gana i paska lënë këtij të fundit një shumë parashë në bankë, pasi kishte vdekur.
Ja çfarë shkruan ai:
Epo ketij i them fat une. Te del ne Gana nje kushuri i pasur, qe edhe ka vdekur, dhe kjo gruaja te fton te marresh parate qe ai ka lene ne banke. Per aq kohe sa te kete budallenj, mashtruesit nuk do te mbeten pa pune….
“I dashur Mentor Kikia, Emri im është znj. Reena Ferdinand, nga Bukureshti, Rumani. Unë jam një bankier në Gana Banka Tregtare e Kufizuar [G.C.B]. Unë kam një propozim biznesi për ju këtu në [Accra, Gana], për të cilën do të përfitoni. Një qytetar i vendit tuaj me emrin Gabriel Kikia kishte një depozitë fikse këtu në bankën tonë, para se të vdiste në një aksident auto; kështu që unë isha në kërkim të një personi të besueshëm, dhe i cili ka të njëjtin emër të fundit si në depozitën fikse, para se të gjeta. Ju lutem më shkruani në adresën time e-mail: reenaferdinand@yahoo.com. Faleminderit, dhe Perëndia të bekoftë.”