Lulit kush ia la PD nana apo baba? Basha dhe ‘EPOKA’ e tij ka mbaruar…

1
589

Ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, aktualisht anëtare e kryesisë së PD, ju ka dhënë një përgjigje të fortë zëra brenda selisë blu, të cilët pretendojnë se Lulzim Basha ka sjellë një epokë të re brenda forcës politike që ai drejton.

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Bushati shkruan se Basha dhe fjala Eopë, stonojnë në rast se i vë përballë njëra-tjetrës.

Ja postimi i plotë i Bushatit:

Lexoj që: paska mbaruar “Epoka Berisha” dhe paska nisur “Epoka Basha”……dhe Basha po bëka partinë e tij…

O injorancë në piedestal….!

Së pari, emri “epokë” dhe emri “Basha” stonojnë po t’i vësh afër njëri-tjetrit….

Së dyti, që “Epoka Berisha” ka mbaruar, ta thotë e ta përsërit çdo ditë vetë Berisha!

Por, meqë LB “po bëka partinë e tij”, ia vlen të shtrosh një pyetje retorike:

Partinë Demokratike, ia la nana apo baba, Lulzim Bashës…???

Apo u zgjodh me votat e demokratëve të “Epokës Berisha” në 2013?

Dhe ne e dimë, që demokratët e “Epokës Berisha” e votuan masivisht, edhe për faktin se Basha konsiderohej “i preferuari” i Berishës…

Plus:

Kush qenkan “këta” Gjyqtarë Supremë, që i bëkan gjyqin e historisë, Sali Berishës, qeverisjes dhe ministrave të tij?

Kush merrka përsipër “të gjuajë gurin e parë”?

Jemi shumë “të vegjël” ne, të gjallët për të shkruar historinë….

Kjo s’do të thotë se s’i njohim gabime Sali Berishës…

P.sh., një gabim i gjithëpranuar është, kur, në 2008, “i shantazhuar” nga numrat në Parlament, Sali Berisha u detyrua të heqë mjekun e nderuar Maks Cikuli si Ministër i Shëndetësisë dhe ta zëvendësojë me dikë tjetër….jashtë sektorit (le ta themi butë…)

Dhe shëndetësia dihet si shkoi….

Dhe për ta mbyllur:

Po pse, Lulzim Basha, 8 vjet ministër (e sipas zhargonit në “ministri me lekë”) e 4 vjet kryetar bashkie (e përsa leje ndërtimi u akuzua),

do të bëka seleksionimin e ministrave dhe zyrtarëve të Berishës, në të korruptuar e jo të korruptuar….?

Uuu….harrova…e ndihmon dhe Rama….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. U ka dale e ngrohta nga jorgani i Berishes dhe ne sulm te gjithe keta qe deri dje ngroheshin nga po….t e tij ,poshte atij jorgani! Bravo N.Ndoka, nuk ka si cilesohen me bukur keta. ” Te ngrohurit nga po….t e Berishes!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here