Çfarë do ndodhë nesër në Kuvend? Ja përgjigjia që jep kreu i PD-së…

0
206

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha i ka drejtuar një ftesë qytetarëve që të reagojnë sa herë përballen me padrejtësisë. Në një konferencë për mediat, pas kthimit nga Gjermania, Basha u pyet nëse opozita do të vijojë aksionin e nisur seancën e kaluar në Kuvend duke bllokuar punimet.

“Këtu padrejtësisht vëmendja vendoset te çfarë do bëni ju. Sa herë ka padrejtësi, qytetarët duhet të ngrihen. Kjo është një ftesë që unë ia bëj çdo qytetari.

Rama kap median, kap drejtësinë, kap SHISH,  përdor Kuvendin si dyqan privat.

Prandaj është detyrë e opozitës të qëndrojë për parimet e Kopenhagenit, çlirimin e ekonomisë, zgjedhjet, drejtësinë, kriminelët në burg, transparencë për shpenzimet e qeveritarëve.

Taksat kanë shkuar në qiell dhe veprimet e qeverisë janë në diell.  Taksat po shkatërrojnë biznesin e vogël.

Këto janë problemet e rënda të Shqipërisë dhe këto nuk mund të zgjidhen nëse themi problemet nuk ekzistojnë. Shkaktari është qeverisja,  Edi Rama. Të nderuar kolegë socialistë keni një kryeministër që nuk është në gjendje të kuptojë cili është problemi dhe jo më të kontribuojë për zgjidhjen”,  tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here