Raporti i Freedom House-Një perlë shkencore nga Presor Kajsiu

0
824

Për t’u njohur me raportin për demokracinë në Shqipëri të ‘Freedom House’, mjafton të klikosh ‘Albania 2018’. Në pikët e demokracisë raporti tregon se Shqipëria është në vlerësimin 4.11. (1 më i larti, 7 më i ulëti).

Të dhënat të interpretuara shkurt sugjerojnë që demokracia në Shqipëri nuk ka patur ndonjë përparim gjatë vitit 2017, pasi ‘çdo hap përpara, u zhvlerësua nga një hap pas’ dhe se Shqipëria është në kategorinë e vendeve me demokraci në tranzicion ose regjim hibrid, ndonëse ka shënuar një ngritje të lehtë në pikët e përgjithshme falë zgjedhjeve të fundit që u zhvilluan të qeta.

Po kush është dora që e ka krijuar këtë përmbajtje? A ka ‘Freedom House’ një staf profesional që kanë përpunuar të dhënat apo është mbështetur mbi opinionet (për të cilat nuk del garant) e një njeriu të vetëm?

Raporti për demokracinë në Shqipëri është përpiluar nga Blendi Kajsiu, emri i të cilit është shkruar nga ‘Freedom House’, me shënimin e rëndësishëm:

‘SHËNIM: Vlerësimet pasqyrojnë konsensusin e Freedom House, këshilltarët e tij akademikë dhe autorin (ët) e këtij raporti.

Mendimet e shprehura në këtë raport janë ato të autorit (ve).’

Profesor Blendi Kajsiu ka përmendur plot 6 herë presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Shprehet Kajsiu për presidentin Ilir Meta:

‘Arritjet në luftën kundër korrupsionit administrativ u kompensuan nga zgjedhja e Ilir Metës si president i Shqipërisë, i perceptuar nga shumë qytetarë si një simbol i korrupsionit, si dhe nga zgjedhjet me shumicë të thjeshtë në parlamentin shqiptar të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm më 18 dhjetor, gjë që dëmtoi seriozisht kredibilitetin dhe pavarësinë e prokurorisë…

Lufta kundër korrupsionit gjithashtu mori një goditje me zgjedhjen e Ilir Meta si President i Republikës më 28 prill, presidenca e të cilit u sigurua nga votat e Partisë Socialiste në pushtet. Në vitin 2011 Rama vetë e përshkroi Ilir Metën si simbol të gjithçkaje që ishte e kalbur në politikën shqiptare, një vlerësim që ndahet nga një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar…

PD duket se është në një proces të shpërbërjes pas disfatës më të keqe të zgjedhjeve në 25 vjet, ndërsa presidentit të ri Ilir Meta, i mungonte besueshmëria për të qëndruar në rrugën e abuzimit potencial të pushtetit nga ekzekutivi…

Së fundmi, zgjedhja e Ilir Meta si president më 28 prill ka zvogëluar besueshmërinë e presidencës dhe aftësinë e saj për të kufizuar abuzimet e ekzekutivit, pasi Meta u perceptua nga publiku si një nga politikanët më të korruptuar në skenën politike shqiptare.’

Po ku e bazon profesor Kajsiu këtë opinion të tij? Ai i referohet besnikërisht Edi Ramës (citimi 2), duke përmendur një artikull për Ramën, publikuar në gazetën ‘Dita’ (e cila ka hedhur intervistën e tij për ‘Deutche Welle’-n). Në këtë intervistë Rama tërhiqet nga deklarata e tij për Ilir Metën lidhur me korrupsionin:

Intervista e gazetarit Tim Sebastian me Edi Ramën:

Tim Sebastian: Ju keni formuar një koalicion me një person që quhet Ilir Meta, për të cilin dy vite më parë, në 2011, keni thënë: “Ai është shembulli i gjithçkaje të kalbur që ndodh në Shqipëri”.

Edi Rama: Po, unë e thashë.

Tim Sebastian: Ju e thatë. Ju ishit kaq i dëshpëruar për pushtet saqë shkuat në shtrat politikisht me njeriun që qartësisht e përçmonit. Pse?

Edi Rama: Unë besoj fort që nuk është një person, nuk janë njerëzit, por është sistemi.

Tim Sebastian: Por ju nuk sulmuat sistemin, sulmuat njeriun. Ju sulmuat njeriun.

Edi Rama: Unë besoj shumë se nuk është njeriu, nuk janë njerëzit është sistemi.’

Përveç fjalëve të Ramës, presor Kajsiu i referohet një webi (citimi 4) që mbledh lajmet në vend dhe që shkrimin e cituar e ka bazuar mbi komentet e përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët nuk janë të verifikuar nëse ekzistojnë realisht apo jo. Bëhet fjalë për ‘fax.al’, që publikon ‘Lexo.al’.

Është interesante se si një raport që presupozohet i specializuar, kompetent i një shoqate që si rregull vë theksin në mbrojtjen e interesit publik jo vetëm bëhet i dyshimtë politikisht duke mburrur qeverinë për luftën kundër kanabisit, duke atakuar në mënyrë të posaçme kundërshtarët politike të kryeministrit, duke mos përmendur asnjë problem që lidhet me privatizimet dhe koncesionimin.

Por ajo që çudit përtej përdorimit politik është degradimi i nivelit të ekspertizës aq sa kur shikon referencat e Kajsiut në raport nuk gjen lidhje me një raport institucional por gjen thjesht presor Kajsiun që ‘Gugllon’ dhe  shkarkon linqe nga interneti./Hashtag.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here