Nje tjeter sportist humb jeten ne moshe te re

0
201

Një tjetër tragjedi ka prekur sportin dhe kërë herë vjen nga çiklizmi: 23-vjeçari belg Michael Goolaerts ka pësuar atak kardiak gjatë garës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës, në trajektoren Paris-Roubaix, ku çiklisti belg ishte pjesë e skuadrës Verandas Willems-Crelan. Çiklisti është parë i shtrirë në tokë pas një aksidenti dhe menjëherë i është dhënë ndihma e parë e më pas është transportuar në spitalin e Lilës, ku ka ndërruar jetë.

Në njoftimin që ka bërë skuadra thuhet se: Goolaerts ndërroi jetë pas një ataku kardiak. Pranë tij ishin familjarët. Ndërhyrja mjekësore nuk mundi ti shpëtojë jetēn’. Sipas raportit mjekësor Goolaerts i është dhënë ndihma me defribilaror nga stafi mjekësor i garës, përpara se të transportohej në Lilē.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here