Ish deputetia: “I quaj të paligjshme arrestimet. Duhej arrestuar vetë Kryeministri Edi Rama dhe oligarkët e tij.

0
181

E njohur për lidhjet familjare me kryeprokuroren Arta Marku, ish-deputetja demokrate sqaron se kjo e fundit nuk ka asnjë gisht në këto procedime, duke akuzuar drejtpërdrejtë për to Kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Në një intervistë për Panorama, Deda vlerëson maksimalisht punën e bërë në krye të Prokurorisë nga Arta Marku, por thekson se ndaj saj po përdoren të gjitha mënyrat për ta denigruar dhe për të mos e lënë të realizojë detyrat që i jep ligji.

Ish-deputetja e PD-së i cilëson të paligjshme arrestimet e protestuesve në Rrugën e Kombit, të kryera nga Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë në 03:00 të mëngjesit. Por, sipas Dedës, vlerësimet që edhe për këtë rast bëhen për Kryeprokuroren Marku janë tendencioze, pasi nuk përmendet fakti që krahas protestuesve është proceduar edhe Policia e Shtetit.

“I quaj të paligjshme arrestimet. Duhej arrestuar vetë Kryeministri Edi Rama dhe oligarkët e tij. Por është poshtërsi që si në rastin e Lezhës ku u arrestua kryetari i PS-së dhe i Qarkut, socialisti Ndoka, po ashtu dhe në protestën e Kalimashit, ku është regjistruar procedim penal për Policinë e Shtetit nga Akuza, nuk përmenden fare. Kjo është tendencioze dhe shantazh i hapur ndaj Prokurores së Përgjithshme”- thotë ish-deputetja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here