Zbythja e vonuar e kryeministrit dhe ndjesa e tij e pamjaftueshme

0
186

Keq këshillimi nga ana e ministrave të vet të babzitur dhe arroganca e tij kryeministrore, arriti një pikë që zotëria e tij nuk e parashikonte.
Sepse kur kritikët e tij mediatikë e paralajmërojnë, kryeministri sheh dhe “zbulon” prapaskena konspirative kompllotesh dhe kundër sulmon me fjalorin e tij të varfër që përmblidhet në fjalët: Llum, kazan, shpifje…
I rrethuar nga ata rrufjanë, që i flasin në vesh apo në avujt e verës së shtrenjtë darkave të pasura, pikërisht ato fjalë që ai ka dëshirë të dëgjojë, pamvarsisht se nuk përputhen aspak me të vërtetën, kryeministri është shkëputur nga realiteti.
Të dëgjosh vetëm “fjalët e ëmbla” të servilëve që ta ka ënda ti dëgjosh, është një sëmundje e vjetër e pushtetarëve shqiptarë, kur majmen për vite të tëra me pushtet dhe kur kanë krijuar ditë mbas dite e vit mbas viti, një vetëbesim të tepruar te vetja e tyre.
Te pagabueshmëria e rreme, që duartrokitet nga kori i interesaxhinjve apo frikacakëve të shumtë të oborrit kryeministror.
Kështu ndodhi edhe me kryeministrin e rradhës, pasionant i madh pas parellinjve të këtij vendi, mjaft prej të cilëve i ka prodhuar vetë, që kur ishte kryetar Bashkie në Tiranë e më pas.
Pas 31 Marsit Kuksian, ai provoi të kundërsulmojë, por trimëria dhe gafurrja prej bossi, i mbajti veç 24 orë, u zbyth “Kryeministrua”, sepse pa si avulluan servilët dhe lexoi tmerrin dhe panikun në sytë e miqve të tij të rremë, zhvatës të favoreve kryeministrore dhe puthadorë milionerë.
Dhe doli “Kryeministrua”, në Kuvend e në ekrane Tv, fare pa teklif dhe pa kurrfarë fytyrëskuqje dhe u kërkoi kukësianëve falje, një herë, tre herë, dhjetë herë…
Duke shënuar kështu një “Zbythje” të re, të mençur, dinake dhe hileqare njëkohësisht, me qëllim ndarjen e protestës popullore, nga Opozita, që kalëroi më me shpejtësi se sa duhej, demin e tërbuar të revoltës…
Në llogjikën e tij politike bëri mirë, por zjarrndezësi që bëhet sa herë duhet edhe zjarrfikës, është i njejti person gjithmonë, mjerisht personazh i një telenovele të konsumuar pushteti.
U bëre sinqerisht i lodhshëm o EdRama, me këto përsiatje sa para sa mbrapa, sa lartë e sa poshtë, sa i papërgjegjshëm dhe ndjesëkërkues në të njejtën kohë, mik i parallinjve dhe të pasurve, dhe realisht neveritës i popullit, që të solli, këtu, në majën ku je sot…/360grade.al/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here