Gjykata e Lartë ka marrë një vendim që urdhëron Gjykatën e Krimeve të Rënda të mos shpallë moskompetencën për një sërë dosje penale të cilat nuk kanë lidhje me të akuzuar për grup të strukturuar kriminal, por për vepra të ndryshme penale.
Vendimi i marrë një ditë më parë nga një trupë gjykuese e Gjykatës së Lartë që ka shqyrtuar çështjen e kapjes së 1 ton drogë në Portin e Durrësit, ku të arrestuar janë 5 persona, ka vendosur që kjo çështje të mos i kalojë për kompetencë Gjykatës së Durrësit, por të vijojë të gjykohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e trafikut të narkotikëve në bashkëpunim
Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë ka urdhëruar që të gjitha çështjet e rregjistruara përpara 1 gushtit 2017 të vijojnë të gjykohet nga kjo gjykatë, duke mos shpallur moskopetencën lëndore.
Që prej hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore, gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskopetencën për 30 çështje penale që kanë të bëjnë pëhr krime në familje, trafik droge, vrasje, dhe kanosje e gjobëvënie.