“Voltana Ademi sulmon qeverinë, ndërsa zëvendëskryeministrja Senida Mesi largohet nga takimi…”

0
176

 Një ‘incident’ ka ndodhur në një takim ku në fokus ishte lufta kundër krimit të organizuar që po mbahet në Shkodër, ku përveç ambasadorit britanik Duncan Norman, e pranishme ishte dhe zevendeskryeministrja Senida Mesi, të cilët iu desh të largohej.

Para se të largohej me urgjencë për në Tiranë, për shkak të një takimi me rëndësi, Mesi iu përgjigj akuzave të kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, pasi kjo e fundit sulmoi qeverinKukë. Kur numri dy i qeverisë u ngrit nga vendi për t’u larguar, deputeti i PD Romeo Gurakuqi, i pranishëm në takim i tha Mesit se ajo nuk mund të ikte në këtë mënyrë sepse duhet që të japte përgjigje siç ishte edhe arrestimi i 11 protestuesve në Kukës për tarifën e Rrugës së Kombit.

Por, zëvendeskryeministrja i bëri të ditur se ka një mbledhje urgjente në Tirane dhe u largua nga takimi. E gjitha skena ndodhi në prani të ambasadorit anglez.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here