TRAGJIKE/ Jetonte me bashkëshortin e paralizuar, gruaja VETËVARET duke…

0
84

Një grua në Korçë është vetëvarur pranë banesë së saj këtë të enjte. Siç bën me dije policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Turan, ku në një magazinë pranë banesës ku jetonte me bashkëshortin e paralizuar, është vetëvarur 71-vjeçarja me iniciale A.B.

Nga këqyrja e kufomës nuk vërehen shenja të dhunës fizike, përveç brazdës së strangulimit, njoftoi Policia.
Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “shkaktimi i vetëvrasjes”, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Numri i vetëvrasje në vendin tonë vijon të mbetet në shifra të larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here