Kryemadhi: “Do ti vendoset trau shtëpisë së Edi Ramës, do ngazëllehesha po të shihja se do digjej shtëpia e tij…”

0
274

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë dje një deklaratë të fortë teksa nuk ka mohuar faktin që do t’i vendoset trau shtëpisë së Edi Ramës në Surrel.

Kjo sipas saj do të jetë protesta e radhës nga ana e opozitës, pas mosbindjes civile të shprehur gjatë ditës së djeshme.

Kryemadhi ka shkuar dhe më tej në emisionin ‘Të paekspozuarit’, teksa tha se do të ngazëllehej në rast se do të digjej shtëpia e Edi Ramës dhe godina e kryeministrisë.

Rakipi: Dëgjova se do të vendosni tra në Surrel?

Kryemadhi: Me ty nuk flas më se ti i nxjerr të gjitha…

Më pas Kryemadhi devijoi bisedën duke thën se Edi Rama mund të ishte ai që do të vendoste tra për të kaluar pranë shtëpisë së tij.

Kryemadhi: Rama mund të vendosi tra edhe në Surrel. Edi Rama e di shumë mirë, sepse në këto 20 vite në karrierën e tij politike ka pasur një fajtor, kur u përmbyt Tirana, thoshte e ka Gonxhe, e ka Shalsi, pastaj thoshte e kanë këta të LSI, por tani kujt do tja lëri fajin. Edi Rama mund të vendosi tra në Surrel, duhet të paguajnë njerëzit, që të kalojnë atje të takojnë Edi Ramën.

Do ngazëllehesha po të shihja të digjen kryeministria dhe shtëpia e Edi Ramës. Ngazëllimi im është kur prokurorja ta marri të pandehur, sepse po fusin në burg njerëzit për ndërtim pa leje të çative. Ai zotëria është biznesmen dhe do para, por turp më të madh për politikanin që të jetë në dorë të biznesmenit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here