Orët në vijim parashikohet që moti të vijojë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në gjithë territorin, ndërsa shira të përkohshëm mbeten prezent kryesisht në zonat Lindore.
E shtuna, paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare por pas mesditës, shira të dobët do ketë në zonat Juglindore.
E diela sjell kthjellime.
Temperaturat kanë ruajtur vlera konstante në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat Veriore ku mesdita ka shënuar rënie. Ndërsa e shtuna vijon me rënie të lehtë në mëngjes por rritje me 2°C sjell mesdita. E diela, sërish me rritje të vlerave termike duke bërë që maksimumi të ngjitet mbi 28°C.