Tërheqja e Ramës, Basha : “Me këtë deklarat do vëtëm të fitoj kohë”

0
140

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje nga Vora aty ku ka nisur “mosbindjen civile” bashkë me një grup qytetarësh, kryeministrit Edi Rama, i cili u tërhoq sot nga taksa për Rrugën e Kombit, kur tha se nuk do të vendosej deri sa gjendej një zgjidhje për banorët e Kukësit.

Basha thotë se Rama me këtë deklaratë do vetëm të fitojë kohë. Kryedemokrati shtoi se ajo taksë është e padrejtë për të gjithë shqiptarët jo vetëm për kuksianët.

“Edi Rama duhet ta heqë taksën se është e padrejtë për të gjithë, për çdo shqiptar tjetër, pra është një taksë e dyfishtë. Me këto deklarata ai po përpiqet të blejë kohë e më pas t’i godasë qytetarët pas shpine”, tha Basha.

Ai shtoi se qytetarët do vijonin të qëndronin në protestë, deri sa taksa të hiqet për çdo shqiptar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here