Rama i pangopur tha do demshperblejme sportelet e takses, por kontrata thote ndryshe. Sa duhet ti japim akoma privatit

0
272

Protestat në rrugën e Kombit i kanë krijuar miliona euro dëme kompanisë koncensionare, të cilat sipas deklaratave të Ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe Kryeministrit Rama do të jenë një kosto që do të paguhet nga taksapaguesit shqiptare.

Mirëpo kontrata ndërmjet qeverisë dhe koncesionarit detyron kompaninë koncensionare të sigurojë aktivitetin ku përfshihen edhe dëmet e krijuara nga trazirat civile më një policë sigurimi prej 20 milionë eurosh.

Kontrata thotë se, “Koncesionari merr dhe mban mbulimet nëpërmjet policave dhe nga sigurues dhe risigurues të pranueshëm për huadhënësit dhe për Autoritetin Kontraktues”.

Sipas kontratës “në sigurim përfshihen të gjitha aktivet që përbëjnë projektin, duke përfshirë, ndër të tjera, ndërtesat me çfarë kanë brenda, makineritë, inventarin, pajisjet, të gjitha pasuritë e tjera vetjake nga “të gjitha rreziqet” e humbjes ose dëmit material, ku përfshihen zjarri, rrufeja, shpërthimi, rreziqet natyrore (përmbytja, termeti etj.), terrorizmi & sabotimi, grevat, trazirat civile dhe avaria e makinerive”.

Në vlerën e sigurimit kontrata ka parashikuar edhe dëmet që vijnë nga terrorizmi, sabotimi dhe trazirat civile. Sipas dokumentit ligjor në fuqi (kontratës koncensionare), dëmi i krijuar nga protestat e qytetarëve të Kukësit në kabinat e pagesës mbulohet nga kompania e sigurimit.

Mirëpo burimet zyrtare në ministrinë e Transportit që është dikasteri i linjës që mbulon zbatimin e kontratës thotë se, masa e dëmit dhe shlyerja e tij do të vendosen nga grupi i punës që do të ngrihet për këtë qëllim. Më tej i njëjti burim pohoi se, kontrata lë vend për interpretim dhe se qeveria mund të penalizohet se policia nuk ka vepruar në kohë.

Me herët këto ditë Kryeministri i vendit Edi Rama tha se, “ngrihet një furtunë në gotë dhe derdhet benzinë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që, sa për dijeni, do duhet ta dëmshpërblejë përsëri buxheti i përbashkët”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here