Rama i kthehet temës së tij të preferuar, fillon u numëron shtëpitë por nuk guxon të përmend emra…”

Gjatë fjalës në parlament ditën e sotme, kryeministri Rama i është rikthyer i nervozuar edhe një herë temës së tij të preferuar, asaj të “mediave të kazanit”. Këtë herë ai e ka përqendruar sulmin kundër analistëve të atyre mediave, që e akuzojnë si të kapur dhe të vënë në shërbim të një grushti biznesmenësh oligarkë.

Rama në fjalën e tij nuk ka sqaruar akuzat që i bëhen atij, por ka nisur të numërojë shtëpitë e analistëve, edhe pse nuk ka guxuar të përmend emra konkretë, duke i futur kështu të gjithë në një thes.

Sipas Ramës këta analistë të paemër kanë nga dy ose tre shtëpi, të cilat i kanë siguruar jo nga rrogat ku punojnë, por me afera të dyshimta dhe duke vënë gjoba për shkrimet e tyre.

“Kujt ia tregojnë këta oligarkët që ndërtojnë kulla? Unë e di, të gjithë ata që shkruajnë, lloj lloj poshtërsish, shpifjesh, të gjithë ata nëse i merrni me radhë e kanë nga një shtëpi, kanë dhe nga dy një në qytet dhe një në plazh.

Si e kanë marrë nga kush?

Nga rrogat e analizave apo gjobat e artikujve? Nuk dalin…Do të donin të bënin dhe kulla? Po kullat i bëjnë ata që kanë pronën, i bëjnë ata që kanë para.

Nuk i zgjedh qeveria, nuk i zgjedh bashkia se kush do ndërtojë kulla. Dhe sa për atë, a duhen kulla, kjo është një temë tjetër e mbyllur me kohë…”, deklaroi sot në parlament kryeministri Rama

Rama i kthehet temës së tij të preferuar, fillon u numëron shtëpitë por nuk guxon të përmend emra…”

Kujdes Rama thjesht po kerkon kohe!!!! Ne

Rama i kthehet temës së tij të preferuar, fillon u numëron shtëpitë por nuk guxon të përmend emra…”

Dikur “Gju me gju me popullin, Sot

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko