DEPUTETI PD-së: Kryeminstri si struci. Kukësi ngrihet, Rama fut kokën ne rërë…

Deputeti demokrat Flamur Noka ka ironizuar përmes rrjeteve sociale interpelancën online të Kryeministrit Edi Rama me kuksianet për tarifën e Rrugës së Kombit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shkruan se Rama është si struci, “Kukësi dhe Shqipëria ngrihet, Rama shkrehet dhe fut kokën në rërë”, shkruan Noka.

Postimi i Flamur Nokes

Rama si struci. Kukesi dhe Shqiperia ngrihet, Rama shkrehet duke fut koken ne rere.

Pabesine dhe urrejtjen e ndaj Kukesit dhe veriut mundohet ta shlyej me takim me “Kuksianet” qe jane pro tarifes. Ata jane drejtorat e tij ne kukes dhe nje ish keshilltar i larguar nga dekriminalizimi ,,te cilet na i paraqiti si qytetare te Kuksit qe jane te dashuruar me tarifen “Rama”. Ky eshte nje turp kombetar..

Por Rama do gjeje tjere “kuksiane “pro tarifes ne darke e ata jane disa “biznesmene” socialiste ose “lepires” Ramiste pro takses qe duan te paraqesin si dashuri te vetme te kuksianeve “tarifen” e Rruges Kombit te vendosur ndaj shqiptareve andej dhe ketej Drinit si shpetim te vetem.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko