PD: Arrestimet janë bërë për të ushtruar terror tek shqiptarët, nën urdhrat e Ramës…

0
117

Partia Demokratike e cilëson procesin gjyqësor për caktimin e masës së sigurisë së 23 qytetarëve të Kukësit në shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në rrjetin social, PD shprehet se  Prokuroria dhe policia kanë vepruar si organizata politike, nën urdhrat e Edi Ramës, duke mos zbatuar ligjin, duke cënuar në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut!

Deklarata e PD

Proçesi është në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut! Prokuroria dhe policia kanë vepruar si organizata politike, nën urdhrat e Edi Ramës, duke mos zbatuar ligjin, duke cënuar në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut!

Disa prej të arrestuarve nuk ka qenë fare në protestë.

Nga dëshmitë kuptohet se arrestimet janë bërë për të ushtruar terror tek shqiptarët, duke lënë të lirë kriminelët dhe duke arrestuar qytetarët!

Rasim Kaloshi, ka qene me vendim në arrest shtëpie. Nuk ka asnjë foto, asnjë pamje që ka qenë në proteste. Policia ka shkuar dhe e ka marre në shtepi dhe e ka sjellë në Tiranë.

Shpëtim Tota ka qenë në një lokal. Nuk ka qene në protestë. Ka edhe foto në lokal me miq që vërteton që nuk ka qenë në protestë.

Lefter Rexhmati është me 3 fëmijë, një vajzë e paralizuar, e traumatizuar gjatë arrestimit.

Adem Duraku, invalid, së bashku me të shoqen, është paraplegjik me karrocë. Është arrestuar në mënyrë të paligjshme. Në vend që të shkojë në spital, rrethohet me polici.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here