Opozita e bashkuar në krah të qytetarëve: Mosbindje civile, të mos paguajmë çdo taksë të rritur nga Rama…

1
190

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita e bashkuar do të jetë në krah të qytetarëve shqiptarë që po grabiten nga një bandë qeverisëse. Basha tha se opozita e bashkuar do të jetë në krah të të gjithë shqiptarëve që goditen nga rritja e taksave, taksa e banesës, faturat e kripura të ujit dhe energjisë.

Basha akuzoi Edi Ramën si shkaktarin e kësaj situate që e ka çuar Shqipërinë drejt greminës.

“Në këtë vend nuk ka demokraci, qeveria shkel Kushtetutën dhe ligjin pa i dhënë llogari askujt.

Mosbindja qytetare, refuzimi i çdo takse që ka rritur Edi Rama. Mosbindja qytetare do të bëhet realitet. Do të ndërthurim të gjitha format dhe mënyrat për të qenë në krah të qytetarëve. Kur flasim për mosbindje civile flasim që të mos paguajnë çdo taksë të rritur nga Edi Rama për të mbushur xhepat e tij dhe oligarkëve që qëndrojnë pranë tij.

Njerëzve u ka vajtur aty ku nuk mban më, në këtë betejë për veten e tyre dhe familjet e tyre, shqiptarët do të kenë në krah opozitën e bashkuar”, tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Qe tu besh thirrje qytetareve te mos pagojne taksat, eshte e pajustifikueshme nga opozita qe do te thote keta jane rrugace e anarkiste, teatri shqipetare shoqeror prodhon shfaqje te paparashikuara sepse eshte i kompletuar me te gjithe llojet e mostrave por i mongojne artistet e vertete!!!!
    Kjo rruga e qe mbolli antishqipetari Berisha, me parrullat e tij nacionaliste dhe populiste fshihet veprimtaria e tij antikombetare sh e rrezikeshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here