Shpërthen Noka: Kërcënimet e Ramës nuk i trembin Kuksjanët…

3
220

Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar përmes një deklarate për protestën në ‘Rrugën e Kombit’. Noka u shpreh se qytetarët e Kukësit janë të revoltuar për taksën dhe nuk janë kriminelë. Ai tha se gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën sipas tij grabitqare të “Rrugës së Kombit” dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë.

Deklaratë e deputetit Flamur Noka:
Qytetarët e Kukësit dhe zonave përqark janë të revoltuar dhe po ngrenë zërin për dënimin që u ka bërë qeveria duke u vënë taksë për rrugën nga e cila varet mbijetesa e tyre.
Ata janë qytetarë të varfër që po ngrenë zërin për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, janë sipërmarrës të vegjël nga Shqipëria dhe Kosova, që janë viktima të korrupsionit qeveritar.
Por Fatmir Xhafaj, vëllai i trafikantit ndërkombëtar të kokainës Agron Xhafaj, i akuzoi ata sot si njerëz të krimit.
Banorët e varfër të Kukësit janë kriminelë? Sipërmarrësit e vegjël janë kriminelë?
Deklarata kërcënuese e Xhafajt është provokimi ulët dhe malinj ndaj qytetarëve të ndershëm. Fatmir Xhafaj nuk tremb dot njeri, sepse njerëzit e ndershëm nuk tremben nga qeveritarët e korruptuar dhe të inkriminuar që vjedhin dhe grabisin.
Me policë nuk mbrohet dot vjedhja se do të jenë policët të parët që do t’i braktisn Xhafajn, Ramën dhe hajdutët e tjerë. Detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe jo vjedhjen.
Gjendja në Kukës zgjidhet duke hequr tarifën grabitqare të Rrugës së Kombit dhe jo duke kërcënuar me më shumë policë dhe më shumë dhunë.
Sot eshte koha te shfuqizohet menjeherë tarifa e Rrugës së Kombit e cila duhet të paguhet nga fondi prej 200 milionë euro qe u merren shqiptarëve çdo vit me taksën e qarkullimit.
Kërcënimet e Edi Ramës dhe bandës së tij grabitqare nuk trembin askënd.
I bëjmë thirrje të mos guxojnë të provokojnë më tej qytetaret, sepse zemërimi i tyre do t’i marrë përpara.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

3 COMMENTS

  1. Keto jane ato skenaret qe i dini mire ju. Fut 10 veta qe te bejn gjullurdi. Jepi nga 1000€ dhe rrini te qet se do e bejn ata zullumin.

  2. Si nuk u lodhen njeher keta te PD me keto gjera duke percar shqiptaret. O antishqiptar boll me keto gjera more aman. Boll e shfrytezuat popullin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here