“Dy fjale për llum-kazanin, ku janë 300 milionë euro në vit të ardhura nga Rruga e Kombit”

0
266

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama për Rrugën e Kombit, i cili tha se kjo rrugë ku ka kushtuar shqiptarëve 1.3 miliardë euro.

Në reagimin e tij Berisha thekson se është e vërtetë që kjo rrugë kushtoi 1.3 miliardë euro, por Rama nga urrejtja që ka për shqiptarët ju fshehu atyre se kjo rrugë i ka sjellë Shqipërisë 2.5 miliardë euro.

Ndërsa i ka bërë thirrje edhe njëherë Ramës që të heqë dorë nga taksa për Rrugën e Kombit, në të kundërt do të përballet sërish me revoltën qytetare.

Ja postimi i Berishës:

Dy fjale për llum-kazanin!

“Rruga e Kombit”, që ti e quaje dikur “Rruga e Asgjëkundit” o llum-kazani, vërtet ka kushtuar 1.2 miliardë euro por për të ngjallur urrejtje kombëtare ti u fshehe shqiptarëve se ajo rrugë i ka sjellë Shqipërisë mbi 300 milionë euro në vit të ardhura, pra deri sot mbi 2.5 miliardë euro, nga të cilat 90% Shqipërisë bregdetare dhe Tiranës!

Prandaj o llum-kazan lëri turfullimet e kërcënimet e tua frymëndara e plotë urrejtje, me kod penal e narkopolicë, dhe hiqe menjëherë taksën tënde plaçkë në “Rrugën e Kombit” se e zeza të pret ty dhe klikën tënde!

Revolta qytetare do fitojë! sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here