Zbulohet arrestimi i Artan Krajës/ Nuk pranoi t’ia shesë lëdën narkotike të afërmit të kryebashikut…

0
294

“Arrestimi i 42-vjeçarit Artan Kraja nga policia, erdhi pasi për mosdakortësi pazari, ai nuk pranoi t’ia shesë lënën narkotike një të afërmi të kryebashikut socialist të Fushë-Krujës Artur Bushi”. Denoncimi i ardhur në adresë të ish-Kryeministrit Sali Berisha, bëhet publik nga ky i fundit në faqen e tij në Facebook.

Në mesazhin ardhur në adresë të kryeministrit, thuhet se edhe policia lokale ka pasur dijeni se Kraja dhe grupi i tij mbillnin lëndë narkotike prej dy vitesh, por mbyllnin një sy në këmbim të ryshfetit.

Sipas policisë, 42-vjeçari Artan Kraja u vu në pranga pasi “gjatë kontrollit të ushtruar në një karroceri-trailer të prishur, që ai e kishte përshtatur si magazinë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 188 kg e 650 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuhanë”.

Image

Statusi i ish-kryeministrit Sali Berisha

Lexoni te verteten e arrestimit dje te Artan Krajes nga Narkopolicia!

Qytetari dixhital informon:

Artani u arrestua pas nuk pranoi ti shese kanabisin:

-te derguarit te Artur Bushit as dhe

-inspektorit te zones.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Mire mbrema z Berisha te lutem anonim . Lajmi per arrestimin e shtetasit Artan kraja ne fshatin halil dje mbas dite eshte arrestim i paralajmeruar se ky shtetas pasi kishte mbjell me grupin e tij dy vite rresht hashash dhe kishte paguar 100000 euro per lejen tek shefat e komisariatit kruje e kry bashkis kruje z artur bushi keta ishin ne dijeni per gjendjen e hashashit ne shtepin e tij. para 3 ditesh ketij shtetasi i ka shkuar nje i aferm i kry te bashkis z artur bushi dhe i njohur me drejtuesit e komisariatit te policise kruje i ka kerkuar per tia blere hashashin me 100 euro kg por nuk eshte rene dakort e dje para dite shtetasin e arrestuar e ka thirr inspektori i zones i ka kerkuar 20000 euro per te mos e ngacmuar e ky ska peanuar duke i thene se une paguar 100000 euro dhe akoma se kam shitur e nuk kam nxjerre leket qe kam hedhur per kete pune. Mbas dite atij i mberriti policia ne shpi qe e kishte lejuar per ta mbjell vjel kundrejt 30%. Eshte i 5 rast qe policet gjurmojn duke prere ne bese ose duke u marr hashin njerzve qe vete i kan lejuar. Shum qyrerare qe mbollen hashash jan te mbytur ne borxhe te fajdexhijt dhe tek bankat qe dhan kredi per mbjelljen e hashashit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here