Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka reaguar lidhur me takimin mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluar sot në Tiranë.
Idrizi tha se Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina.
“Çështja e shqiptarëve të Çamërisë mbështetet mbi ligjin e Parlamentit të Shqipërisë të vitit 1994, që e njeh 27 qershorin si ditën e genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë dhe Rezoluta për çështjen Çame”, shkruan ndër të tjera Idrizi.
“Në takimin që është zhvilluar mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në tavolinën e diskutimeve, sipas mediave, Kotzias ka kërkuar që të mos përmendet Çamëria në të kundërt ai do të çohet nga tavolina. Nëse ky lajm është i vërtete po ju kujtoj, që çështja Çamë është dhe mbështet me dokumenta detyruese dhe jo çështje dëshirash për shtetin Shqiptar.
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është për dialog dhe për zgjidhje në tavolinë, por po të ishte për të çuar nga tavolina, duhej të çohej Bushati, që për sa kohë Greqia nuk ka hequr ligjin e luftës me Shqipërinë, duhej të mos ulej në tavolinë me një vend që mban në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë”, shkruan Kotzias.