Neritan Ceka: Ja si e dhashë dorëheqjen në 1991

0
219

Profesor Neritan Ceka, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, rrëfeu për herë të parë dorëheqjen e bërë nga kryesia e Partisë Demokratike në vitin 1991. Ceka shpjegoi se ishte përballë Ramiz Alisë dhe Sali Berishës, kur dha dorëheqjen. Sipas ish deputetit, arsyeja ishte sepse Berisha po krijonte një sistem autoritar në Partinë Demokratike.

Ceka: Kjo dorëheqje është bërë në dhjetor 1991. Kjo dorëheqje është dhënë për shkak të një sistemi autoritar që po krijonte Sali Berisha. Me rrëzimin e qerverisë, Berisha kërkonte edhe rrëzimin e grupit të partisë, ata të cilët ishin ministra. Përsa i përket idesë për tu bërë president, as e kam parë në ëndërr të isha president, pasi unë skam pasur ambicje.

Por a bashkëpunonte Ramiz Alia me Sali Berishën? Ja si e shpjegon Neritan Ceka…

Ceka: Lidhjet me Ambasadën Amerikane dhe me Ramiz Alia i mbante vetëm Sali Berisha si kryetar i Partisë Demokratike. Unë s’kam pasur asnjëherë kontakt me Ramiz Alinë. Në atë kohë deri në dhjetor 1991, Partia Demokratike ka qenë më demokratike. Unë kam shkuar më parë se Berisha në zyrë, pasi unë më para kishta nje përplasje me Sali Berishën, pasi kudnërshtorva vendimin personal të Berishës, Berisha mori vendim pa pyetur kryesinë dhe rrëzoi qeverinë./TPZ.AL/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here