Kryetarja e LRI zbulon për herë të parë: Një nga arsyet pse LSI refuzoi ftesën e Ramës në 2017-ën

0
280

 

Kryetarja e LRI në intervistën për gazetën “STANDARD” zbuloi për herë të parë një nga arsyet e refuzimit të ftesës së PS nga LSI në vitin 2017, kur PD ndodhej në çadër. E pyetur se cfarë mendon për planet e qeverisë lidhur me rininë, Kërpaçi dha këtë përgjigje:

“Thjeshtë dhe qartë, qeveria ka zero plan për rininë. Arsyeja pse shqiptaret emigrojnë, madje dhe njerëz që këtu kanë prona, punë, pra mund të jetojnë mire, është shqetësimi madhor për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kjo sepse Edi Rama ka 5 vite në krye të vendit dhe nuk ka bërë asgjë për ti ardhur në ndihmë të rinjve qe ata te ndërtojnë te ardhmen ne Shqipëria. Papërgjegjshmëria e tij ka shkaktuar valën e madhe te emigrimit te rinise se vendit drejt Bashkimit Evropian, ku në vitin 2017, vetëm në Francë shqiptarët ja kalonin dhe Sirianëve apo Afganistanit për numrin e madh te azilkërkuesve. Studimi shokues i bërë në vitin 2017-të tregonte se 70% e fëmijëve të moshës 7-17 vjeç duan te largohen nga Shqipëria. Kemi sot me qindra e mijëra shqiptarë që enden rrugëve të Evropës për të kërkuar një jetë më të mirë sepse këtu në 5 vite qeveria e rilindjes nuk mbajti asnjë premtim për të hapur vende pune e rritur mirëqenien. Kjo qeveri punon vetëm për oligarkët dhe halli me i madh i qeverisë tonë është si të pasurojnë miqtë e tyre. Ndërkohë zymtia e një jete me strese, halle, papunësi e varfëri mbizotëron ne çdo familje e qytet shqiptar. Madje kemi dhe raste të shtuara të të rinjve të prekur nga fenomeni i depresionit i shkaktuar nga stili i jetesës dhe mungesa e shpresës, të cilat janë drejtpërdrejt faje të mëdha te rilindjes. Shqipëria i përket të rinjve sepse te rinjtë janë e ardhmja e vendit tonë. Rinia dhe ndihma ndaj tyre për të krijuar të ardhmen e tyre ne Shqipëri, për arsimin, punësimin e tyre, ka qene lajtmotiv i Lëvizjes Socialiste për Integrim prej themelimit. Sot që drejtohemi edhe nga një kryetare grua angazhimi ynë politik për ti siguruar çdo të riu një të ardhme të sigurt, më të mirë këtu në vendin e tij e sa me pranë familjes, do të jetë akoma dhe më aktiv. Një nga arsyet se pse LSI vendosi të mos pranonte ftesën e Edi Rames për të vazhduar koalicionin qeverisës ishte edhe fakti se rilindja kishte dështuar të hapte vende pune për rininë dhe te përmirësonte kushtet e arsimit, gjera për të cilat LSI nuk bënë kompromis ne kurriz të rinise së vendit”

 

INTERVISTA E PLOTE

Kohët e fundit është ngritur me zë të fortë nga përfaqësues të opozitës, arsimit por edhe shoqërisë civile, fenomeni i përdorimit të drogërave në shkolla. Si e komentoni ju këtë?

 

Një i ri i droguar është një i ri pa te ardhme ndaj ne si LSI jemi shume te shqetësuar për këtë fenomen qe ka mbërthyer rininë shqiptare. I gjithë mundi i prindërve për te rritur fëmijët e tyre shkon dëm nëse fëmija i tyre ekspozohet ndaj substancave narkotike apo drogave te forta.

Situata në shkollat e vendit është alarmante pasi aktualisht fëmijët janë te ekspozuar ndaj presionit te substancave qe shpërndahen e konsumohen ne ambientet e shkollës e përreth saj, si dhe ndaj shpërndarëseve, pra njerëz të cilët qoftë brenda ambienteve por edhe në ambientet e sidomos lokalet rreth shkollave i nxisin të rinjtë të shkojnë drejt drogës. Këtë shqetësim unë e kam ngritur në Parlament që në fjalimin tim të parë në atë foltore para 7 muajsh, ku edhe i kam kërkuar qeverisë të reagojë me seriozitet duke vendosur në punë të gjithë mekanizmat që sigurojnë kontroll dhe siguri ne ambientet e institucioneve të arsimit. Ne atë kohë nga ana e qeverisë ka pasur vetëm neglizhencë dhe asnjë lloj reagimi për ketë shqetësim madhor. Madje shume e zhgënjyer kam ngelur nga Ministria e Arsimit e cila nuk e vuri ujin në zjarr për diçka qe ka përgjegjësinë kryesore. Shumë shqetësues është fakti që po të komunikosh me nxënës të gjimnazeve por edhe të shkollave 9 vjeçare ata vetë tregojnë sesi e kane tepër të lehte për të aksesuar llojet e ndryshme të drogave, madje tregojnë se kanë parë edhe raste se si konsumohen lehtësisht në shkollë pa asnjë far problemi. Ndodhur përballë këtij kërcënimi, bashkë me të rinjtë e LRI-së u ngritëm edhe në protestë përpara ministrisë së arsimit, për një protestë ku të rinjtë kërkuan që të ketë kontroll dhe siguri në shkollat e tyre. Shkolla është një institucion shtetëror që duhet të prodhoj dije dhe jo të mësojë nxënësit sesi të drogohen! Kjo qeveri duke mos reaguar ndaj këtij alarmi, është duke vrarë rininë shqiptare. Së fundmi është vënë re një angazhim i policisë së shtetit, të cilën e inkurajoj dhe e vlerësoj në hapat që ka marrë së fundmi së bashku me ministrin Xhafaj për rivendosjen e normalitetit të situatës, por kjo nuk është e mjaftueshme. Është e nevojshme që i gjithë stafi pedagogjik, me mësues, psikolog, te bashkëpunojnë edhe me prindërit për ti mbajtur fëmijët të sigurt e larg këtij elementi shkatërrues për të ardhmen e tyre siç është droga. Ministria e arsimit duhet te heq dorë nga eksperimentet dhe të tregojë përgjegjshmëri para fëmijëve të shqiptarëve që mezi i rrisin dhe duan ti shkollojnë, jo ti rrogojnë. E gjithë shoqëria e sidomos prindërit duhet te bëhen më kërkues ndaj qeverisë sepse vetëm në këtë mënyrë do mund ta bëjmë shkollën një vend dijesh dhe ku fëmija rritet i sigurt, ndryshe nga pasiguria që e rrethon sot çdo të ri te çdo familje ne çdo qytet të vendit.

A mendoni se qeveria ka një planë të mirëfilltë për rininë shqiptare? Shume herë në fjalimet tuaja në parlament keni përmendur frazën “Shqipëria i përket të rinjve”. Çfarë nënkuptoni me këtë?

 

Thjeshtë dhe qartë, qeveria ka zero plan për rininë. Arsyeja pse shqiptaret emigrojnë, madje dhe njerëz që këtu kanë prona, punë, pra mund të jetojnë mire, është shqetësimi madhor për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kjo sepse Edi Rama ka 5 vite në krye të vendit dhe nuk ka bërë asgjë për ti ardhur në ndihmë të rinjve qe ata te ndërtojnë te ardhmen ne Shqipëria. Papërgjegjshmëria e tij ka shkaktuar valën e madhe te emigrimit te rinise se vendit drejt Bashkimit Evropian, ku në vitin 2017, vetëm në Francë shqiptarët ja kalonin dhe Sirianëve apo Afganistanit për numrin e madh te azilkërkuesve. Studimi shokues i bërë në vitin 2017-të tregonte se 70% e fëmijëve të moshës 7-17 vjeç duan te largohen nga Shqipëria. Kemi sot me qindra e mijëra shqiptarë që enden rrugëve të Evropës për të kërkuar një jetë më të mirë sepse këtu në 5 vite qeveria e rilindjes nuk mbajti asnjë premtim për të hapur vende pune e rritur mirëqenien. Kjo qeveri punon vetëm për oligarkët dhe halli me i madh i qeverisë tonë është si të pasurojnë miqtë e tyre. Ndërkohë zymtia e një jete me strese, halle, papunësi e varfëri mbizotëron ne çdo familje e qytet shqiptar. Madje kemi dhe raste të shtuara të të rinjve të prekur nga fenomeni i depresionit i shkaktuar nga stili i jetesës dhe mungesa e shpresës, të cilat janë drejtpërdrejt faje të mëdha te rilindjes. Shqipëria i përket të rinjve sepse te rinjtë janë e ardhmja e vendit tonë. Rinia dhe ndihma ndaj tyre për të krijuar të ardhmen e tyre ne Shqipëri, për arsimin, punësimin e tyre, ka qene lajtmotiv i Lëvizjes Socialiste për Integrim prej themelimit. Sot që drejtohemi edhe nga një kryetare grua angazhimi ynë politik për ti siguruar çdo të riu një të ardhme të sigurt, më të mirë këtu në vendin e tij e sa me pranë familjes, do të jetë akoma dhe më aktiv. Një nga arsyet se pse LSI vendosi të mos pranonte ftesën e Edi Rames për të vazhduar koalicionin qeverisës ishte edhe fakti se rilindja kishte dështuar të hapte vende pune për rininë dhe te përmirësonte kushtet e arsimit, gjera për të cilat LSI nuk bënë kompromis ne kurriz të rinise së vendit.

 

Cili është mendimi juaj për reformën e qeverisë në arsim?

 

Eksperimenti që kjo qeveri ka bërë me arsimin është fatkeqësia më e madhe qe i është bërë ndonjëherë vendit tonë. Është një problem edhe më madhor sesa koncesionet apo baronët e drogës. Sepse trafikantët e drogës mund të kapen nga policia e te dënohen, apo koncesionet korruptive që kanë dhënë mund të anulohen, por padituria dhe niveli shumë i dobët i arsimit që po merr brezi i ri do ketë pasoja shkatërruese për të ardhmen e tyre. Duhet një herë e më parë që arsimi ti largohet klientelizmit të privatit, teksteve shkollore eksperimentale, dhe të futet në brazdat e duhura që arsimi të aftësojë të rinjtë me vlerat e njohuritë e nevojshme për të qenë qytetar të denjë të Shqipërisë evropiane dhe për të konkurruar për vendet e punës së të ardhmes. Besoj me rrëzimin e rilindjes, ndër hapat e parë që do ndërmerren për riparimin e kaosit dhe dëmeve të bëra ndaj shtetit si pasojë e vendimmarrjes klienteliste e korruptive të rilindjes është edhe riparimi i asaj çka ndodhur me sistemin arsimor. Nisur nga çerdhet deri te studimet pas universitare, shqiptarët që karakterizohen nga një mprehtësi e zgjuarsi natyrale meritojnë një sistem arsimor cilësor që nuk prodhon njerëz me diploma të bukura dhe me kokën bosh por njerëz që askush në tregun e madh të bashkimit evropian s’do mundet t’ ja marri bukën nga goja.

 

Si i komentoni  largimet e shqiptarëve nga vendi, që sipas arsyetimeve të fundit qeveritare janë normale krahasuar me disa prej vendeve të BE-së?

 

Qeveria jonë nuk është normale. Ne kemi një qeveri pa drejtim që i ka çuar dhe Shqiptarët pa drejtim. Teoria e fundit e qeverisë është se shqiptarët emigrojnë për turizëm apo për qef, ndërkohë qe njerëzit duan te ikin natën nëse kane mundësi sepse këtu s’kanë as punë, as siguri, as shëndetësi, as qetësi por mbyten nga nje jete  stresi te shkaktuar nga masat shtrënguese te qeverise pa drejtim te Edi Rames. Ne mbajmë nr 1 për azilkërkuesit , renditemi sipas OKB-së si vendi i fundit ne Evropë për lumturi dhe nëse do të pyesësh një shqiptar apo të ri do të rrish këtu apo do ikësh e sigurt që valixhet do ti ketë gati. Është e dhimbshme të diskutosh sesi qytetaret e vendit tonë ikin, por ky është realiteti. Nuk ikin se duan , ikin sepse nuk kanë shpresë, nuk kanë bukë, s’ kanë punë dhe nuk mbijetojnë dot ne Shqipëri. Shqiptaret ikin sepse shteti nuk ka politika që i mbështet qytetarët e tij, me politika nxitëse për punësimin, shëndetësia më shumë të sëmurë se sa të shëron, dhe s’ka njëri siguri për te ardhmen. Hemoragjia e ikjes së shqiptareve larg vendit tonë të bukur e me shume potencial per zhvillim ekonomik shkaktohet nga papërgjegjshmëria e qeverise. Kjo gjë do të marrë fund me ikjen e rilindjes.

 

Qeveria thotë se kemi hapur shumë vende të reja pune, ndërsa analistët dhe opozita thonë të kundërtën. Si e shihni ju këtë debat?

 

Kur thotë që kemi hapur shumë vende të reja pune e ka për premtimin e 300.000 vendeve të punës?.  Te mos bëhemi qesharak dhe të ofendojmë edhe njerëzit e thjeshtë dhe punëtor që enden zyrave të pashpresë. Vende pune nuk ka, sipas studimit më të fundit të BERZH, edhe investimet e huaja janë larguar, pra edhe ata pak investitorë të huaj i kanë çuar investimet e tyre gjetkë kështu që dhe ato pak vende pune që kishim u mbyllen. Institucione ndërkombëtare si banka botërore dhe fondi monetar ndërkombëtar e vërtetojnë se ajo çka thotë qeveria nuk është e vërtetë. Shqiptarët e ndjejnë vetë se papunësia është e lartë, rrogat e të punësuarve të ulta, ndërkohë taksat vetëm ngrihen.

 

 

Kemi parë të flitet shumë herë nga LSI edhe kundër dhunës në familje. Cili është qëndrimi juaj si ndër deputetet më të reja në parlament?

 

Dhuna ne familje është një fenomen jo pak i përhapur në vendin tonë dhe nga shumica e popullsisë shihet si një problem që i përket vetëm familjes dhe jo shoqërisë. Por në fakt duhet të jete e kundërta sepse çdo ditë e më shumë kemi raste të dhunës në familje që fatkeqësisht pavarësisht se mund të jenë marrë masa prapë fundi është fatal. Dhuna ndaj gruas veçanërisht po bëhet gjithmonë e më shumë shqetësuese në shoqëri për faktin se ka ende në shoqërinë tonë burra që mund ta shohin si kërcenim socializmin dhe lirinë apo fuqizimin e gruas. Kjo për arsye mentaliteti por jo vetëm. Faktorë të tjerë̈ janë niveli i ulët i zhvillimit social-ekonomik, niveli i lartëi varfërisë, niveli i ulët i shkollimit dhe mungesa e kulturës demokratike.

 

Ne Shqipëri ka njëmijë e një probleme duke nisur që nga gjendja ekonomike, mungesa e shumë shërbimeve bazike gjë që sjell dhe konflikt mes familjareve për shkak të pamundësisë për ti siguruar pjesëtareve të tjerë të familjes shërbimet e nevojshme duke degraduar dhe në dhunë.

Janë pikërisht këto familje të varfra në të cilat dhuna bëhet e përditshme dhe zgjidhje ka pak sepse mungon aksesi për viktimat e dhunuara për të marrë informacionet e duhura për të drejtat që kanë dhe shërbimet që mund të marrin për të dalë nga kjo situatë. Sepse sot shumica e popullsisë shqiptare jeton në kushte të vështira, minimale dhe aspak të ngjashme me luksin dhe të mirat e oligarkëve dhe pushtetarëve të cilët çdo ditë e më shumë pasurohen dhe mbushin xhepat ndërsa një familje e varfër fle dhe zgjohet me mendjen sesi do të siguroj ushqimin për ditën e nesërme. Si rrjedhojë në këto familje nuk ka qetësi, duke u prishur harmonia dhe duke sjell konflikt dhe dhunë. Është  e domosdoshme që qeveria të ndërmarrë iniciativat e duhura kundër këtij fenomeni në mënyrë që të respektoje dhe plotësojë të drejtat themelore të grave dhe fëmijëve si pjesë e të drejtave të njeriut. Duhet të merren masa më efikase për ti dhënë siguri çdo gruaje, çdo nëne, çdo vajze që denoncimi i dhunës nuk do ti shkaktoje më shumë probleme dhe shtim dhune sepse deri më sot me çfarë kemi dëgjuar një urdhër mbrojtje shpesh nuk mjafton. Sepse janë dhe fëmijët ata që preken dhe iu cënohet e ardhmja. Sepse edhe nëse s’ janë ata viktima të abuzimit, te qenurit neë një ambient ku dhuna është kryefjalë e që ndikon dhe në formimin e  tyre duke bërë që në të ardhmen ata të sillen njësoj ose dhe më keq me familjen e tyre.

 

A mendoni se është i bollshëm numri i grave dhe vajzave që janë në administratën publike, politik-bërje apo vendimmarrjen politike?

 

Unë mendoj që politika ka nevojë për më shumë vajza dhe gra që të përfshihen, për ta bërë politikën më racionale, me më shumë zemër dhe për ti adresuar çështjet dhe gjetur zgjidhjet e tyre në mënyrën më të mirë. Por mendoj se njëlloj e rëndësishme është dhënia e hapësirave brezit te ri, profesionisteve të rinj pavarësisht gjinisë që të jenë pjesë e vendimmarrjes që të marri fund njëherë e përgjithmonë klasa politike e zënkave, e llafeve bosh por ti jepen krahë te rinjve të ndërtojnë me njohuritë e eksperiencat më te fundit Shqipërinë Evropiane që mezi presin të gjithë. Dhe kam besimin se me më shumë të rinj në politikë padiskutim që dhe arritjet do të jenë me te mëdha.

 

Cili është mendimi juaj për ecurinë e vendit lidhur me integrimin? A besoni se Shqipëria do të hapë negociatat në qershor?

Kjo është padyshim një nga çështjet më delikate dhe të rëndësishme që na shqetëson të gjithëve. Sepse në perceptimin tim është një rruge shumë e vështirë duke pasur parasysh mangësit që ka Shqipëria ende për shkak te mos përmbushjes së 5 prioriteteve sepse vullneti politik i qeverisë për ta çuar para këtë proces fatkeqësisht është zero. Sepse  sot jemi të rrethuar nga krimi, droga dhe trafiqet dhe kjo nuk e favorizon aspak vendin tonë. Unë uroj që në prill të këtij viti të kemi një rikonfirmim të rekomandimit pozitiv të bërë nga Komisioni Evropian për Shqipërinë dhe më pas te diskutohen çështjet e tjera. LSI mban kontakte te vazhdueshme me Bashkimin Evropian dhe i ka kërkuar të gjitha vendeve të reagojnë pozitivisht e të hapin negociatat për vendin tonë, pasi shqiptarët meritojnë vazhdimin e ëndrrës evropiane dhe me hapjen e negociatave edhe kontrolli i bashkimit evropian mbi vendimmarrjet e qeverise do jetë akoma më i madh dhe kjo do minimizojë gabimet e mëdha që sot po bënë Rilindja në kurriz të shqiptareve

@STANDARD.AL

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here