Paguani 5 + 5 euro, e mos bani zà!

0
197

“Të paguhet!” sepse shteti s’ka Leka! Të pikëzohen ndryshe varfanjakët që marrin ndonjë grosh nga shteti për një çap buk me margarinë dhe ka nji gjys qepe, sepse shteti ska Leka me hudh n’koshin e pangopur të të mjerëve.

“Lekat na duhen për gjëra më të larta! Për zyra dhe palma, për llustër dhe vetura!” thotë qeverria e pashallarëve të kuq.

Kjo politika e shtrëngesave, rrëfen halle të mëdha të gropës së thellë financiare ku është zhytur administrata e Rama2. Në të vërtetë historia e “Rrugës së Kombit” është e trishtë që në krye të herës dhe rrethohet me përfolje dhe abuzime të mëdha. Mirëpo, të gjithë jemi të bindur, sepo të mos ishte kokëkrisja e Berishës, ashtu si edhe paguam me vite 10 $ gjobë në aeroport, për këtë rrugë, kjo rrugë nuk do të ish hapur dhe rruga për në Prishtinë, do të kalonte nga Shkupi.

Shteti shqiptar, është në të vërtetë një shtet ku Buxheti i tij, është gjithmonë e më shumë biznes i miqve. Do të paguhen mbi 50 ml euro për inceneratorët, nga dorë e shtetit, ku biznesmenët do të jenë thjesht menaxherë dhe përfituesit e mëdhenj, të parasë shtetërore, ku zarfet e rënda për shpikësit e skemës, janë depozituar tashmë, që mos i hëngshin! Ata dhe kurvat e shtrenjta që ua ledhatojnë hallatet e fishkura…

E njejta formulë me shërbimet shëndetësore. Shteti, ose më saktë qeveria Rama & Co, nënshkruan çekun, çeku thyhet ne Bankë dhe menxherët e shëndetit publik, të parapaguar, ofrojnë check-up apo shërbime të tjera të kësaj natyre… të tjera dhjetëra e qindra miliona euro shterpe, që mbushin xhepa privatësh për shërbime shëndetësore, shpesh herë imagjinare…

Kryeministri është tallur me arkën e shtetit, ndërsa ministrat rreth tij, bëjnë garë se kush e kush të shpikë mekanizma shushunjë, për të grabitur me mjeshtëri Lekat e taksapaguesit.
Prandaj dhe vrasin 5+ 5 eurot që duhen paguar në Rrugën e ashtuquajtur të Kombit, sepse mundej fare mirë që të paguhej nga shteti mirëmbajtja, të paktën në masën 50%, për ta patur Kombin, përtej hipokrizisë, sa më të bashkuar dhe sa më afër njeri tjetrit. Sepse e paguam njëherë shumë shumë shtrenjtë këtë rrugë të bekuar apo jo?…

Eurot që do paguajmë sot e tutje, nuk do të ishin të tepërta, nëse do të kishim një qeverisje dorështrënguar dhe dorëkontrolluar, dhe jo një qeverisje të zhytur në harxhime maramendëse dhe arrogante, qoftë edhe për kapriçio estetike të kryeshefit… E pra: Paguani 5 + 5 euro, e mos bani zà! Të dashtun vllazën… në fund të fundit Kombi vlen më shumë se 10 euro, ndonëse kjo, është më shumë një gjobë se sa një taksë…/360grade.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here