Shperblimi!!!!!! Veliaj u jep tender vëllezërve Hysa, të arrestuar për vjedhje (Dokumentat)

0
352

Një skandal ka përfshirë Bashkinë e Tiranës, me një tender të zhvilluar sëfundmi. Dokumentat e siguruara nga Tpz.al, zbulojnë se Erion Veliaj ka zhvilluar një tender për ndërtimin e një rruge dytësore në kryeqytet, dhe ku fitues ka shpallur një kompani, pronarët e së cilës ndodhen në burg për veprën penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën.

Pak javë më parë, prokuroria urdhëroi arrestimin e dy vëllezërve Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”. Ata akuzohen se nuk kanë ndërtuar rrugën e Gjinarit, në rrugën Tiranë – Elbasan, ndërsa janë arrestuar sëbashku me dy ish drejtor të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika. Por, pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës ka shpallur fituese këtë firmë në një tender të zhvilluar prej saj.

Janë pikërisht “Vëllezerit Hysa”, ku bashkë me dy operatorë të tjerë kanë marrë përsipër ndërtimin e rrugëve “Migjeni dhe Kadri Roshi” në Njësinë Administrative Kashar të Bashkisë së Tiranës.

Në dokumente thuhet se fondi limit është 269.803.741 lekë lekë pa TVSH (të vjetra), me burim financimi nga buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2018. Mësohet se kohëzgjatja e kontratës është tetë muaj kalendarike duke nisur nga dita e lidhjes së kontratës.

Sipas akuzëssë  prokurorisë, dy vllezërit Agron dhe Kujtim Hysa që administrojnë kompaninë “Vllezërit Hysa” kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” te kryer në bashkëpunim.  Ata janë fitues të procedurës së prokurimit publik të zhvilluar nga DPRR-ja në datën 2 dhjetor 2008, për objektin “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit” është shpallur bashkimi i operatorëve ekonomikë “Arifaj” shp.k 90 % dhe “Vëllezërit Hysa” sh.p.k 10 %.

Shuma totale e fondeve publike të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e punimeve në këtë objekt ishte 499,525,926 lekë. Sipas shkresave dhe urdhër-shpenzimeve të nënshkruara nga dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të ARRSH-së Andi Toma dhe Dashamir Xhika, rezulton se 111,468,727 lekë kanë kaluar drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, ndërsa pjesa tjetër e fondeve kanë kaluar në llogarinë bankare të shoqërisë “Arifaj” sh.p.k.

Aktualisht, jemi në një kohë kur Vettingu po jepet efektet e para në sistemin e drejtësisë, por ndoshta ka ardhur koha që ky sistem pastrimi, duhet të shtrihet edhe në zyrtarët lokal dhe qeveritar, për mënyrën sesi i shpërdorojnë fondet publike, taksat e shqiptarëve./TPZ.AL/E.H./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here