Përmbytjet: Sherthejne shkodranet,Të shpallim autonominë,. Pse ta vëmë në siklet Kryeministrin.

0
357

Prej më shumë se dy javësh Shkodra po përjeton periudhën më të keqe të vitit, pasi shumë zona rreth qytetit gjenden nën pushtetin e ujit.
Situata është dramatike për familjet dhe gjënë e gjallë, por kjo nuk do të thotë asgjë për pushtetin i cili nuk ka reaguar në mënyrë aktive për të shpëtuar shkodranët nga kjo përmbytje masive.

 

Në këto kushte, kur qeveria por as bashkia nuk janë në gjendje të bëjnë diçka për Shkodrën, me sa duket dikush ka një ide radikale: Shpalljen e autonomisë së Shkodrës!

 

Arben Ceni, administrator i njësisë Ana e Malit është shprehur: Shkodra me këto resurse që ka mund të marrë edhe autonominë, kështu do shkojë puna. 3 hidrocentralet janë në Qarkun e Shkodrës, kemi Thethin, kemi plazhin më të mirë në Shqipëri, Velipojën, kemi liqenin më të madh në Shqipëri dhe Ballkan po ta marrim si radhitje. Të gjitha këto janë resurse, domethënë ne s’kemi nevojë (për të qenë të varur).

Domethënë si Katalonja, të ndahemi edhe ne dhe ta menaxhojmë ne vendin tonë si Shkodër, të paktën të mos ia vëmë fajin kujt. Pse ta vëmë në siklet Kryeministrin. Ai të vazhdojë të punojë me Vjosën me Semanin, të mos merret me Drinin e këto.”


Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here