Monika Kryemadhi: Ramës nuk i duhet dhënë më shansi për të drejtuar vendin

0
229

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i duhet dhënë më shansi për të drejtuar këtë vend.

Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Rama është një nga politikanët më jetëgjatë në politikë dhe një mundësi tjetër nuk mund t’i jepet.

Ajo tha se nuk ekziston asnjë flirt mes LSI-së dhe PS-së, pasi nuk mund të ketë bashkëpunim me një forcë politike që përfaqëson interesat e grupeve kriminale dhe të trafikut të drogës.

Më tej, kreu i LSI-së, foli edhe për aktin e saj rebelues ndaj kryeministrin në Kuvendin e Shqipërisë, hedhja e çizmes drejt Edi Ramës.

Ajo u shpreh se çizmja e hedhur kundrejt kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Shqipërisë, ishte një simbol i rezistencës kundër perandorisë së drogës të ngritur nga ai.

Kryemadhi të enjten në darkë, në emisionin ‘Opinion’, deklaroi se hedhja e çizmes nuk ka të bëjë fare për sa i përket raporteve personale me Ramën, por ka të bëjë me simbolikën e hedhjes së çizmes ndaj asaj diktature që po instalon Edi Rama, për të krijuar bindjen se është i paprekshëm dhe do të bëhet pikërisht ashtu siç thotë ai.

Ajo theksoi se kjo kala rëre e ngritur nga ai, do të shembet, pasi e ka ndërtuar me themele shumë të dobëta për shkak të asaj dhe pikërisht për shkak të asaj perandorie droge që ka ngritur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here