Miniera e Kryetarit të PS-së: Humb jeten minatori, por policia

0
236

Një ngjarje e rëndë, me pasojë vdekje, është regjistruar sërish në minierat e Bulqizës. Burime konfindeciale pranë Policisë së Shtetit, konfirmojnë  se një 67 vjeçar ka humbur jetën në Galerinë 34, në Zonën  D. I moshuri i pajetë, i cili duhet të kishte dalë në pension, quhet Enver Koçi, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth ores 12 të ditës së sotme. Burimet thonë se i moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e pluhurit, ku dhe është asfiksuar.

As mediat por edhe as Policia e Shtetit nuk e kanë pasqyruar këtë ngjarje tronditëse në minierat e Bulqizës, që vijojnë të marrin jetë njerëzish. Ndërkohë burime konfidenciale konfirmojnë se miniera ku humbi jetën Enver Koçi, është në pronësi të Kryetari të Partisë Socialiste për Qarkun e Bulqizës, Lefter Alla.

Bëhet fjalë për ALB LEAA INTERNATIONAL, ku sipas ekstratit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, kjo kompani kryen punimet për nxjerrjen e kromit në Galerinë 34, aty ku ka humbur jetën Enver Koçi.

Përfshirja e zyrtarit të Partisë Socialiste, duket se i ka kyçur gojën Policisë së Shtetit për të raportuar këtë aksident me pasojë vdekjen. Përveç kësaj, humbja e jetës së minatorit 67 vjeçar rindez edhe një herë debatin e madh për statusin e minatorit.

Nëse ky status i depozituar dy herë në parlament, do të ishte votuar, atëherë i moshuari Enver Koçi nuk do të kishte humbur jetën në nëntokë, në përpjekje për të nxjerrë bukën e gojës në miniera. Kjo, pasi statusi do t’i mundësonte një pension normal, për të përballuar jetesën në qytetin më të varfër të Shqipërisë, por që prej andej lëvrohen miliarda lekë nga nxjerrja e kromit.

Statusi i minatorit u refuzua pak javë më parë, ndërsa sot kemi pasojën e radhës, me humbjen tragjike të jetës së një minatori.

Që kur “rilindja” erdhi në pushtet në vitin 2013, minierat kanë shkaktuar një bilanc tronditës me vdekjet e minatorëve. Të rinj të pashpresë, të moshuar, kryefamiljar dhe të varfër, kanë humbur jetën në puset e thella të nëntokës. Ndërkohë qeveria e Edi Ramës, e cila fitoi zgjedhjet në 2013 dhe 2017 edhe me premtimin për statusin e minatorit, sot e kësaj dite nuk asnjë argument përse ka refuzuar ta miratojë.

Më poshtë, minatorët që kanë humbur jetën pas vitit 2013:

24 janar 2014, Kujtim Lici, 42 vjeç, humb jetën në minierat e Matit

29 maj 2014, Shkëlqim Pisli, 40 vjeç, humb jetën në minierën e Currjes në Mat

19 gusht 2014, Xhemal Sela 50 vjeç dhe Denald Baçi 35 vjeç, humbin jetën në minerat e Martaneshit

2 nëntor 2014, Jonuz Nelaj, 50 vjeç, humb jetën në minierat e Bulqizës

20 janar 2015, Tasim Doda, 65 vjeç, humb jetën në minierat e Hasit

16 mars 2015 – Skënder Tafa, 58 vjeç, humb jetën në minierat e Matit

27 janar 2017 – Azgan Kurtbalaj, 40 vjeç, humb jetën në minierën EDITI-A në Tropojë, në pronësi të Kryetarit të PS-së së këtij qyteti (Abedin Katana).

25 tetor 2017 – Eri Keta, 33 vjeç, humb jetën në Zonën D të galerive të Bulqizës

5 nëntor 2017 – Eduart Dama, 27 vjeç, humb jetën në galeritë e Bulqizës

Dhe sëfundmi, 19 mars 2018 – Enver Koçi, humb jetën në galerinë nr. 34 të Bulqizës, e cila është në pronësi të Kryetari të PS-së së këtij qyteti (Lefter Alla).

Në foto kompania e Kryetari të PS-së, Lefter Alla:

/TPZ.AL/E.H./

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here