Jehona e arrestimit të baronit shqiptar të drogës në Turqi… (EMRI)

0
205

Mediat turke i bëjnë jehonë arrestimit të shqiptarit Met Kanani, të cilësuar si “baron droge”.

Siç shkuan “Superhaber”, shqiptari është kapur gjatë një operacioni të anti-drogës së Stambollit, teksa mbikëqyrte ardhjen e ngarkesës përmes detit në brigjet pranë Bodrumit, bashkë me 10 persona të tjerë.

Operacioni i policisë trke u finalizua në qytetin e Muglas, ku në një magazinë janë konfiskuar 1.1 ton hashash me vlerë rreth 53 milion euro.

Operacioni u krye në bazë të informacioneve të ardhura nga pala shqiptare. Grupi shqiptar kishte një rol kyç të trafikimit të drogave të llojeve të ndryshme nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Europës përmes Turqisë dhe Shqipërisë.

Sipas mediave turke, Met Kanani po hetohet për lidhjet e tij me trafikun ndërkombëtar droge.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here