Propozimi i nenit të parë që shpëton PD- ne nga tentakulat sorosiane

0
178

PROPOZOHET NENI I PARË QË NENI I PARË QË SHPËTON PD NGA LULI I SOROS!
Propozim nga Avokati Altin Goxhaj dhe Gazetari Armir Shkurti për të shpëtuar realisht PD nga diversanti i Soros Lulzim Basha!
Nga të gjitha të dhënat e sigurara brenda PDsë por të partikuluara deri më sot nga askush ligjërisht brenda PD: Komisioni Qëndror i Votimeve në 22 Korrik 2017 ka falsifikuar TË GJITHA Proçesverbalet e të gjithave kutive të votimit të çdo qendre votimi dhe transparenca e tyre do të bënte automatikisht të pavlefshëm zgjedhjen e Lulzim Bashës si Kryetar i PD!
Ndërkohë me Propozimin Nr. 1 për ndryshimet në Statutin e PDsë zgjidhet një herë e përgjithmonë ky problem!
Ja propozimi ynë që ua bëjmë çdo anëtari të PDsë që nesër t’ia çojë PDsë ne postë (do ta publikojmë nesër në nëngjes në format pdf) pra brenda Dt. 22 Mars 2018 siç ka vendos si deadline Kryesia e PDsë! Nesër në mëngjes do ju paraqesim edhe 2 nenet e tjera.

Propozim Nr. 1 për ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë!

Neni 1
Çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë për informim publik nga Partia Demokratike e Shqipërisë me të njëjtat standardet që përcakton LIGJI Nr. 119/2014 “për të drejtën e informimit” dhe përkatësisht referuar neneve Neni 2 “Përkufizime”, Neni 3 “E drejta e informimit”, Neni 11 “Kërkesa për informim”, Neni 12 “Saktësimi dhe trajtimi i kërkesës për informim”, Neni 13 “Kostoja e shërbimit”, Neni 14 “Mënyrat e dhënies së informacionit”, Neni 15 “Afati për marrjen e informacionit”, Neni 16 “Njoftime paraprake për kërkuesin”, Neni 17 “Kufizime”.
Përjashtohen nga çdo lloj kufizimi dhënia e proçesverbaleve dhe listave të votuesve për çdo proçes dhe nivel votimi të PDSH kur kjo kërkohet nga çdo anëtar i PDSH.
Çdo përgjigje dhe çdo dokumentacion i kërkuar jepet i sigluar me vulë të PDSH dhe duhet të shoqërohet me datën e përgjigjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here