Rama e pranon me “miqtë e Shqipërisë”: Nuk jemi gati për anëtarësim në BE…

0
165

Ne nuk vimë t’ju kërkojmë anëtarësimin sepse e dimë që ne nuk jemi ende gati për anëtarësimin sepse kemi shumë probleme me korrupsionin, krimin e organizuar etj….

Kështu u shpreh kryeministri Rama në një takim me eurodeputetë dhe me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Rama ndër të tjera tha se:

 “Ky është një moment mjaft thelbësor për ne, që është në prag të publikimit të raportit. Ne mendojmë që aty meritojmë plotësisht çeljen e bisedimeve për anëtarësim.

Jam i sigurt për shumë nga njerëzit në këtë sallë, që e njohin historinë tonë e të gjitha përpjekjet që janë bërë nga vendi, nuk është e vështirë që të kuptohet se pse është me kaq rëndësi që të hyjmë në faze të re. Për disa është me rëndësi që disa përpjekje dhe nëpërmjet vështirësive që kem kaluar, për të mbërritur në këtë moment.

Nga fjala e presidentit do i referoheshim asaj që merret e mirëqene që ka të bëjë me situatën aktuale në Ballkan. Qysh prej 2014-ës kemi bashkëpunuar për të sjellë rajonin në një nivel tjetër bashkëpunimi. Është një rajon ku jo për arsye që janë të thella, kemi kaluar konflikte, luftëra dhe është një rajon që ka besime fetare dhe etnish.

Ne dhe askush tjetër në këtë ndërtesë tjetër apo në këtë qytet, nuk duhet të harrojmë që ajo që është arritur është një arritje e madhe dhe duhet të përforcohet që e ardhmja nuk do të na kthejë fantazmat e së shkuarës”,  tha Rama.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here