Çfarë fshihet pas ‘trinomit’ Vllahutin, Rama dhe këshilltarit kroat Milanoviç…?

0
253

Ish-Kryeministri kroat, socialdemokrati, Zoran Milanoviç ka qenë këto ditë objekt i medias kroate për fitimet kolosale me një firmë konsultimi, të cilën e ka hapur pasi ka lënë postin e kryeministrit. Medai kroate informon se “gjatë vitit 2017 ish-kryeministri kroat Milanoviç ka deklaruar se kishte vetëm një klient. Nga ana tjetër ai kishte bërë publik faktin se ishte këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, gjë që u konfirmua edhe nga Rama më vonë” shkruan media kroate. “Gjatë 2017 ish-kryeministri kroat ka deklaruar se kishte vetëm një klient. Nga ana tjetër Ai kishte bërë publik faktin se ishte këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, gjë që u konfirmua edhe nga Rama më vonë” shkruan media kroate. Media përfundon duke shkruar se “përveç Ramës mbetet ende e panjohur se çfarë konsultimesh ka kryer ish kryeministrin kroat gjatë 2017”.

Pyetjet që shtrohen janë 3:

1) Çfarë lidhjesh ka Rama me Vllahutin?

2) Çfarë lidhjesh ka Romana Vllahutin me Milanoviç, ish-kryetar i PSD?

3) Çfarë lidhjesh kanë Milanoviç me Ramën?

A) A ka lidhje Rama me Vllahutin?

Kjo për publikun shqiptar ngjason më shumë një pyetje retorike. Lidhjet e Ramës me Vllahutin janë tashmë evidente.

B) A ka lidhje Rama me Milanovic?

Lidhja formale është publike. Menjëherë sapo Milanovic është larguar nga posti kryeministrit të Kroacisë në 2016 ka bërë publik faktin që do të jetë këshilltar i Ramës gjë që edhe vetë Rama e ka pranuar. Por është për tu çuditur që gjatë 2017, Milanoviçc ka deklaruar vetëm një klient, Edi Ramën, ndërkohë që deklaruar vetëm një punonjës dhe sipas raportit financiar rezulton të ketë fituar rreth 65 mijë euro. Pyetjet që shtrohen në këtë rast janë disa. Së pari për çfarë këshillash është paguar Milanoviç nga Rama? Çfarë shume ka paguar Rama për këtë këshillim? A janë deklaruar këto shpenzime? A ka bërë audit të këtyre shpenzimeve KLSH? Natyrisht auditi i aktivitetit të Milanoviç mund ti kërkohej edhe kontrollit të shtetit në Kroaci?!

C) A ka lidhje Vllahutin me Milanovic? Dhe çfarë lidhjesh kanë mes tyre?

Nga një kërkim në median kroate rezultojnë dy artikuj prej nga mund të nxirren përfundime mbi lidhjet e Milanovic me Vllahutin.

Së pari, në një artikull të mnedias kroate në 12 korrik të vitit 2014 publikohet një plan “intrigash” që mbështësit e ish Presidentit Josipovic po bënin kundër kandidates Kolinda Grabar-Kitarovi? (të quajtur prej tyre ‘Barbika’; nga fakti që ngjason me një kukull Barbi). Në këtë plan ingtrigash kanë detyra edhe Romana Vllahutin e cila ka qënë këshilltare diplomatike e Josipovic, por edhe Milanovic (shih foton)

Së dyti, në një artikull të dytë të medias kroat shkruhet se rezulton një “lidhje” kur Milanovic ka deklaruar se ka si klient për të këshilluar Ramën tenderit të publikuar nga Vllahutin për këshillim?! Mbetet të sqarohet zyrtarisht nëse kjo është një koincidencë kohore apo më shumë se kaq? Këtë gjë duhet ta bëjë zyra anti-korrupsion në Bruksel! Por edhe Prokuroria në Tiranë?! Përse jo edhe Prokuroria në Zagreb?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here