15 puthjet në buzë mes vajzave të famshme Shqiptare që shokuan publikun

0
636

Sa herë ka ndodhur që dy personazhe të njohura të kenë postuar foto duke u puthur në buzë ose këtë veprim ta kenë bërë në skenë, gjithnjë ka qenë lajm i bujshëm që ka mbushur portalet e rrjetet sociale. “Xing.al” ju sjell 15 puthjet në buzë më të famshme mes vajzave shqiptare që me siguri jua kanë nxjerrë sytë vendit kur i keni parë.

Një nga puthjet më të hershme në ekranet shqiptare ishte ajo e Adelina Ismajlit me Genta Ismajlin gjatë një performance këngësh.

Adelina dhe Genta Ismajli
Edhe puthja mes këngëtares Shota Baraliu dhe Ina Gjoncit ka kohë që ka ndodhur, por vazhdon të kujtohet edhe sot.

Ina Gjonci dhe Shota Baraliu
Një nga këngëtaret që pëlqen të dhurojë puthje të tilla është Enca. Foto e saj me Era Istrefin bëri bujë 3 vite më parë.

Era Istrefi dhe Enca
Por edhe puthja që Enca i dha Françeska Jaçes për ditëlindje vitin e kaluar, tërhoqi shumë vëmendjen.

Françeska Jaçe dhe Enca
Ashtu si Enca, edhe Fjolla Morina dhe Shkenda Dubova duken se e shprehin më së miri dashurinë ndaj njëra-tjetrës me puthje në buzë.

Shkenda Dubova dhe Fjolla Morina
Këngëtaret janë puthur gjatë një emisioni dhe gjithashtu kanë postuar foto duke u puthur duke i lënë ndjekësit gojë hapur.

Dy këngëtaret shumë të dashura për publikun, Ingrit Gjoni dhe Rozana Radi janë fotografuar para shumë viteve duke u puthur ndonëse nga aq sa shihet në foto ka qenë një puthje shkarazi.

Ingrit Gjoni dhe Rozana Radi
Puthja e Era Rusit me balerinën Albana teksa performonin këngën “I kissed a girl” në “Your face sounds familiar” u komentua shumë dy vite më parë, por kjo nuk ishte e vetmja.

Era Rusi dhe Albana
Edhe Olta Gixhari me Beatrix Ramosajn i dhuruan një puthje njëra-tjetrës gjatë këtij spektakli që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Olta Gixhari dhe Beatrix Ramosaj
Të ftuara në “Zonë e lirë”, Kallashi dhe Xhesika Ndoj nuk përtuan t’i jepnin një puthje në buzë njëra-tjetrës kur Çani ja kërkoi dhe sigurisht nuk kishte si të mos komentohej shumë në media.

Xhesika Ndoj dhe Kallashi
Edhe dy seksbombat e tjera, Iva Aliko dhe Gugu kanë shkëmbyer gjithashtu puthje në buzë me një foto shumë provokuese ku Gugu shihet t’i ketë kapur edhe gjoksin modeles.

Gugu dhe Iva Aliko
E super komentuar ka qenë edhe puthja mes Sara Kapos dhe Semi Jaupaj, mikeshat e ngushta që i vunë flakën rrjetit në mes të dhjetorit.

Semi Jaupaj dhe Sara Kapo
Me këtë rast, kujtojmë edhe puthjet e famshme mes ish-banoreve të “Big Brother”, Françeska me Gentën, Xheni me Armelën dhe Fjorentina me Kein.

Xheni Mhillaj dhe Armela Hyseni

Françeska Jaçe dhe Genta Gjalpi

Kei dhe Fjorentina Halili


Listën e puthjeve e mbyllim me dy këngëtaret shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Bebe Rexha të cilat lanë gojëhapur jo vetëm shqiptarët, por edhe botën./Xing.al

Rita Ora dhe Bebe Rexha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here