Rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga problemet që I kanoset njerëzimit.
Janë bërë studime të ndryshme në lidhje me këtë çështje.
Njëri nga studimet e fundit ka nxjerrë rezultatit se këtë rrezik mund ta luftojë vetëm qumështi i sqeporit.
Krijesat e çuditshme kanë një sqep si të rosës, këmbë helmuese dhe janë një nga 2 gjitarët të aftë për të bërë vezë.
Shkencëtarët australianë zbuluan në vitin 2010 se qumështi i kësaj kafshe gjysmë-ujore përmban një proteinë të fuqishme që mund të luftojë superbakteret. Ata kanë gjetur tani arsyen dhe thonë se mund të çojë në krijimin e një lloji të ri të antibiotikëve.
Sqeporët janë gjitarë të vegjël të aftë për të pjellë vezë dhe prodhuar qumësht. Ata nuk kanë thithka, por e kanë qumështin në bark dhe i ushqejnë të vegjlit e tyre me anë të djersitjes. Sipas studiuesve, ky proces i ushqyerjes mendohet se lidhet me vetitë e tij antibakteriale.
“Sqeporët janë kafshë të çuditshme që kanë një biokimi të çuditshme,”- thotë Dr. Janet Neëman, nga agjencia kombëtare e shkencave CSIRO në Australi, raporton BBC.
Ndryshe nga gjitarët e tjerë, qumështi i sqeporëve është i ekspozuar jashtë, duke i rrezikuar kështu të vegjlit e tyre nga bakteret e rrezikshme.